Aksidenti te Rruga e Elbasanit, arrestohen dy drejtuesit e mjeteve
Policia e kryeqytetit ka arrestuar dy drejtuesit e mjeteve që u përfshinë në aksidentin e dy ditëve më parë të Rruga e Elbasanit, ku mbeti e vdekur një 27-vjeçare.
Ledian Ruçi, 26 vjeç, dhe Edi Lika, 34 vjeç, banues në Tiranë, u arrestuan mbrëmë për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Të dy të arrestuarit ndodhen të shtruar në spital për shkak të plagëve që kanë marrë në aksident.
* * *
Një ditë më parë ka ndërruar jetë në spital 27-vjeçarja Brunilda Pinderi, e cila mbeti e plagosur në aksident. 27-vjeçarja ka qenë duke udhëtuar si pasagjere me mjetin Mini Cooper kur është përplasur me makinën BMW X6, e drejtuar nga Ledio Ruçi. Në aksident mbetën të plagosur lehtë edhe dy drejtuesi i mjetit Edi Lika dhe një vajzë me inicialet B.R.
Sipas policisë, aksidenti ka ardhur si pasojë e shpejtësisë me të cilën udhëtonin të dyja mjetet. Aksidenti ka ndodhur në një zonë të populluar, por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar të tjerë. Automjeti tip BMW X6 pas përplasjes me Mini Cuper më pas ka hyrë në trotuarin anësor dhe është përplasur me një nga muret e ndërtesave.
