E Shtunë, 31 Tetor 2026

Laç, arrestohen vjedhësit e varreve

Vidhnin pjesët metalike të varreve për ti shitur. Policia e Lezhës ka vënë në pranga dy adoleshentë dhe një 55-vjeçar për dhunim varresh dhe pastrim të produkteve të veprës penale.

Sipas policisë, G. Muça, 15 vjeç, dhe E. Nikolli 16 vjeç, nga Laçi vidhnin vazot prej bronzi në varrezat e qytetit dhe ia dërgonin për ti shitur Preç Gegës, 55 vjeç. Të tre këta persona u ndaluan, ndërsa materialet do ti kalojnë Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Kurbin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›