E Shtunë, 31 Tetor 2026

Panariti niset për në Nju Jork

Gjatë qëndrimit të tij në Nju Jork, Panariti do të takohet me homologët e tij nga një sërë vendesh të Bashkimit Evropian, ato të rajonit dhe vendesh të tjera nga Azia dhe Afrika.

Ai do të marrë pjesë në disa veprimtari që do të zhvillohen në kuadër të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme, si në takimin e posaçëm ministerial të Këshillit Ekonomik e Social, në takimet e ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të BSEC-ut, SEECP, Grupit të Miqve të Aleancës së Qytetërimeve, në atë përfaqësuesve të Unionit për Mesdheun, OBI-t, etj.

Gjithashtu, Panariti do të takohet edhe me përfaqësues të Komunitetit Shqiptaro-Amerikan dhe diasporën shqiptare në Nju Jork për të diskutuar rreth kremtimeve të 100-Vjetorit të Pavarësisë. /start/

                                                                                             2012-09-24 09:07
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›