E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksidenti tragjik shkon ne 4 numri i te vdekurve

Ndihma e personelit mjekesor nuk ka mundur ti mbaje me gjate se disa ore ne jete dy te demtuarit e tjere te aksidentit tragjik te cilet ishin te shtruar ne Spitalin Ushtarak. Dje ne mengjes arriti ne kater numri i viktimave te aksidentit qe ndodhi mbremjen e se shtunes ne zonen e plazhit ne vendin i quajtur Mali i Robit. Pas vdekjes se Idriz Gurres dhe Pranvera Gurres kane vdekur ne spital dhe dy vellezerit Bujar Gurra 35 vjec dhe Artur Gurra 20 vjec. Sipas mjekeve vdekja e tyre ka ardhur si pasoje e plageve te marra dhe me gjithe mjekimin e nevojshem gjendja shendetesore nuk eshte permiresuar. Ngjarja e rende ndodhi ne rrugen Plepa-Kavaje kur u perplas fuoristrada me targa te Tiranes me nje mjet te tonazhit te rende me targa MT 2745 A. Dy vellezerit Idriz e Bujar Gurra gjendeshin ne makine bashke me gruan e Bujarit Pranvera si dhe femijet e Idrizit Resi dhe Erigert Gurra. Nga perplasja e makines se tyre tip fuoristrade me nje trajler gjeten vdekjen e menjehershme Idriz Gurra dhe kunata e tij Pranvera Gurra. Aksidenti behet edhe me tragjik per faktin se viktimat jane nga e njejta familje. Policia tha se dyshohet qe aksidenti ka ardhur nga perplasja e trajlerit me fuoristraden dhe ka shoqeruar drejtuesin e mjetit te rende.

Te vdekur

Idriz Gurra 45 vjec

Pranvera Gurra 25 vjec

Bujar Gurra 35 vjec

Artur Gurra 20 vjec

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›