E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e pastorit ungjilloret protestojne kunder hakmarrjes

Vrasja e priftit ne Shkoder nuk do te kaloje lehte si vrasjet e tjera te ndodhura per gjakmarrje. Nje proteste kunder ritit kanunor gjakmarrjes eshte organizuar dje ne Shkoder nga Kisha Ungjillore. Protesta mori shkas nga vrasja e pastorit Dritan Prroni.
Protestuesit shumica besimtare te Kishes Ungjillore bene apel qe te mos veprohet me ne baze te Kanunit pasi kjo eshte rruga e ndaluar nga perendia. Ti themi stop gjakmarrjes. Nuk duhet te ecet ne baze te kanuneve. Gjakmarrja nuk pranohet dhe denohet nga Perendia - tha pastori Fatmir Spahiu. Sipas tij vrasja e Dritan Prronit preku rende fjalen e Zotit. Dritani kishte biblen ne duar ne momentin kur u vra. Jeten na e jep Perendia ajo ka te drejte te na e marre - tha Spahiu. Komuniteti i Krishtere Ungjillor Shqiptar kerkoi nderhyrjen e shtetit shqiptar per vendosjen e drejtesise sipas ligjeve ne fuqi.
Rreth ores 1300 te dates 8 tetor Dritan Prroni ishte duke ecur mes kalimtareve te shumte ne rrugen Gjuhadol kur eshte perballur me te riun Mark Njemza. Edhe pse rruga e lokalet ne dy anet e saj ishin te mbushur plot me njerez 21-vjecari Njemza ka nxjerre pistoleten dhe ka qelluar dy here mbi Prronin. I plagosur rende 29-vjecari eshte munduar ti shmanget vrasesit. Ai ka ecur per 100 metra deri ne hyrje te rruges Pedonale dhe eshte drejtuar per te hyre ne nje lokal. Prroni eshte shembur pertoke ne hyrje te lokalit ku dhe ka nderruar jete. Nderkohe ekzekutori i eshte afruar viktimes dhe pasi eshte bindur se e kishte vrare eshte larguar per ne drejtim te hotelit Koloseu. Ngjarja e ka zanafillen ne vitin 2005 ne Qafe-Hardhi te qytetit te Shkodres. Me 1 shtator Sokol Njemza futet ne lokalin ne pronesi te Nikoll Prronit per te shuar nje sherr te nisur mes pronarit te lokalit dhe nje personi tjeter por ekzekutohet. Ketu nisi tmerri per dy familjet. Vellai i viktimes policit mesditen e 8 tetorit qelloi per vdekje nipin 29-vjecar te Nikoll Prronit. Ky prej pese vitesh eshte shpallur ne kerkim per vrasje. Vetem pak minuta pas vrasjes qe shkaktoi panik tek kalimtaret e shumte forcat e drejtorise se policise se qarkut te Shkodres arrestuan autorin e krimit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›