Reformat Haxhinasto BE po pret kontributin e opozites
Kreret e Bashkimit Evropian kerkojne qe opozita te bashkepunoje me mazhorancen dhe te angazhohet ne nje proces normal politik duke miratuar legjislacionin mbi reformat kryesore ne vend si per shembull ligjin per Gjykaten Administrative si dhe reformen zgjedhore. Keshtu ka deklaruar dje ne nje konference per shtyp ministri i Jashtem Edmond Haxhinasto pas perfundimit te nje vizite triditore ne Bruksel. Pritshmerite e Komisionit jane te qarta qe kerkojne se opozita duhet te marre oferten qe i eshte bere asaj nga ana e mazhorances me qellim qe te angazhohet ne nje proces te mirefillte legjislativ dhe te miratohet ne kohe ajo pakete ligjore qe do te realizoje reformen aq shume te pritur zgjedhore me qellim qe zgjedhjet e ardhshme te shenojne plotesimin e plote te standardeve per zgjedhje te lira dhe te ndershme - u shpreh Haxhinasto. Ne kete kontekst lidhur me votimin e ligjit per Gjykaten Administrative ministri Haxhinasto pohoi se mazhoranca pret qe opozita te tregoje pergjegjshmerine qe ka para shqiptareve me qellim qe axhenda e integrimit te shqiptareve te mos mbetet peng e lidereve te caktuar dhe e axhendave personale te tyre. Ai ka deklaruar me tej se ka marre garancine e krereve te BE-se se brenda fundvitit shqiptaret do te levizin pa viza ne te gjithe hapesiren Shengen. Ministri i Puneve te Jashtme theksoi se ne takimet qe pati me ministrin e Jashtem belg me komisionerin Fule si dhe me deputetet te PE-se u vleresua progresi i bere nga Shqiperia si dhe realizimi i te gjitha detyrimeve ne kuader te liberalizimit te vizave. Per sa i takon ceshtjes se opinionit per marrjen e statusit te vendit kandidat mund te them se ky opinion eshte ne hartim e siper por sigurisht qe mora garancite qe ky opinion do te jete nje paraqitje objektive dhe realiste e situates ne Shqiperi do te jete nje opinion inkurajues per te vazhduar me tej reformat e nisura nga vendi per sa i takon integrimit - tha ne konferencen per shtyp ministri Haxhinasto. Sa i perket heqjes se imunitetit te deputetit socialist Ilir Beqja zoti Haxhinasto tha se per ceshtje te tilla nuk ka vend per subjektivizma qofshin ato dhe politike. Levizja Socialiste per Integrim u permbahet gjithmone ligjeve te ketij vendi per te zgjidhur edhe ceshtje te tilla. Ministri i Jashtem ndodhej ne Bruksel ne kuader te takimit te ministrave te jashtem te vendeve anetare te NATO-s. Pas kesaj deklarate ka reaguar Partia Socialiste sipas se ciles shkaktarja e vazhdimit te krizes eshte vete mazhoranca dhe kryeministri Berisha. Deputetja e PS-se Olta Xhacka tha se PS e ka ofruar kompromisin e saj ne perputhje me rezoluten e PE por kryeministri ende refuzon te pranoje se vendi eshte ne krize.