E Diel, 1 Nëntor 2026

Ngacmon kamerieren vritet shqiptari ne Greqi

Nje emigrant u be viktime e nje sherri banal ndersa po darkonte ne nje nga lokalet ne Lamia. Autoret jane shqiptare dhe po kerkohen nga policia vendase. Shkak eshte bere nje vajze se ciles ai i beri nje kompliment por kjo nuk i ka pelqyer te dashurit te saj edhe ai shqiptar. Ky i fundit i eshte versulur lsquorivalit te tij me terbim dhe e ka goditur me thike. Ngjarja tragjike ka ndodhur ne qytetin Lamia ne Greqine Qendrore. Sipas policise nje 34-vjecar shqiptar u ekzekutua ne nje lokal te ketij qyteti mbremjen e se shtunes prej nje grupi personash.

Edhe ekzekutoret e te riut jane shqiptare. Deshmitare okulare i thane policise se viktima ishte ne lokal ne shoqerine e disa miqve te tij. Sipas gazetareve te cilet jane njohur me detajet e krimit njeri nga shqiptaret qe po darkonin aty ngacmoi kamerieren. Kjo sherbeu si shkendije per fillimin e nje sherri te ashper mes tyre. Per disa minuta ata kane shkembyer fjale dhe sharje por me pas filluan ta godasin viktimen me grushte dhe shkelma.

Ne vazhdim njeri prej tyre nxori nje thike dhe goditi viktimen ne bark. Plage moren edhe personat e tjere qe ndodheshin ne lokal ne tryeze me viktimen. Sipas deshmitareve 34-vjecari u dergua ne spital por mjeket nuk munden te bejne asgje per ti shpetuar jeten. Forcat e rendit kane filluar nje aksion per gjetjen e autoreve. Per me teper shoket e viktimes kane njoftuar te afermit e tij ne Shqiperi per ngjarjen kurse autori i cili ka goditur drejtperdrejt me thike viktimen mendohet te jete larguar ne ndonje qytet tjeter te Greqise.

Madje sipas burimeve vendase familjaret e autorit jane shperngulur prej vendit ku banonin e jetonin me friken e ndonje hakmarrjeje te mundshme. Policia ka premtuar se shume shpejt do te vendose ne pranga autorin e vrasjes por gjithashtu ka qene e shqetesuar per familjaret e tij te cilet edhe kane kerkuar ndihmen e policise greke duke iu referuar frikes nga hakmarrja. Ata i kane thene policise vendase pas kesaj ngjarjeje se ata do te jene viktima te ndonje vrasjeje tjeter.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›