Bllokohen 600 mije euro mall kontrabande

Operacioni Prespa policia arreston biznesmenin qe fuste xhinse e xhupa nga dogana e Korces shpallet ne kerkim nje tjeter
Ka mjaftuar nje spiunim i bere disa muaj me pare qe nje tregtar te perfundoje ne qeli dhe ti bllokohet malli prej 600 mije eurosh. Edhe pse nuk behet e ditur zyrtarisht per zbulimin e kesaj kontrabande kane qene me teper te interesuar konkurrentet e tregtarit. Keshtu pas tete muaj hetimesh efektivet kunder krimit ekonomik ne Policine e Tiranes kane vene ne pranga nje person i cili ne bashkepunim me te tjere sillte mallra kontrabande perkatesisht veshmbathje permes pikes kufitare te Gorices ne Korce dhe te cilat kishin si destinacion shitjeje tregun industrial prane Medresese ne Tirane. Referuar te dhenave policore ne kuader te operacionit te koduar policor Prespa u sekuestruan nje sere veshmbathjesh te futura kontrabande si dhe u arrestua ne flagrance 47-vjecari Vangjo Nicka lindur dhe banues ne Tirane si dhe eshte identifikuar dhe shpallur ne kerkim nje bashkepunetor i tij ne kete rrjet. Burime nga Policia e Tiranes konfirmuan se 47-vjecari i arrestuar ne bashkepunim me shtetas te tjere akuzohen per vepren penale te kontrabandes me mallrat e tjera si dhe per tregtim dhe transportim mallrash kontrabande. Zyrtarisht pas perfundimit te operacionit u deklarua se ky rrjet u identifikua fale nje hetimi 8-mujor te Seksionit kunder Krimit Ekonomik Financiar i cili dispononte informacione se biznesmeni i lartpermendur ne bashkepunim me shtetas te tjere kalonin permes doganes se Gorices dhe me pas transportonin mallra kontrabande nga qyteti i Korces per ne drejtim te kryeqytetit me destinacion tregun e Medresese qe ndodhet ne rrugen 5 Maji ne Tirane. Nga perllogaritjet rezultoi se ne kuader te ketij operacioni u bllokua dhe u sekuestrua nje sasi e konsiderueshme mallrash kontrabande qe kapin vleren e 600.000 eurove. Sikunder mesohet jane sekuestruar 3500 xhupa per te rritur 2000 xhupa per femije 1400 pale pantallona kadife per femije 1200 pale pantallona xhinse per femije 2000 pale pantallona xhinse per te rritur 4000 pale pantallona xhinse per femra 400 kostume per femije 470 pale bluza te ndryshme per femije dhe automjeti Mercedes Benz me targe KO 8704B me te cilin transportonin mallrat kontrabande nga qyteti i Korces. Per me teper aktualisht Policia e Tiranes po vazhdon hetimet intensive per dokumentimin e veprimtarise kriminale te personave te tjere te perfshire ne kete kontrabande si dhe kapjen e nje personi ne kerkim i cili tashme eshte identifikuar.