E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksidenti tragjikpërmirësohet gjendjae njërit prej fëmijëve

TIRANë-Gjendja shëndetësore e vajzës së vogël, e plagosur pak ditë më parë në aksidentin tragjik të Fushë-Arrëzit, po vjen drejt përmirësimit, ndërsa vazhdon të mbetet e njëjtë gjendja shëndetësore e një tjetri.

Drejtori i Spitalit Ushtarak të Tiranës, dr.Bedri Mihaj, konfirmon se gjendja shëndetësore e vajzës së vogël të familjes Mustafa, që ndodhet ne sallën e reanimacionit nën terapi intensive, ka shenja përmirësimi.

"Duke parë parametrat shëndetësorë të vajzës, që duket se po përmirësohen, ekipi mjekësor i ka hequr tubin e frymëmarrjes, ndërsa në nuk ka pësuar ndryshime gjendja shëndetësore për djalin e vogël", tha Dr.Mihaj.

Dy fëmijët e vegjël me fraktura të rënda janë Anisa Mustafa, që në këtë aksident tragjik humbi dy prindërit dhe motrën e madhe, si dhe vogëlushi Erikson Pera, që ka pësuar dëmtime në mushkri, kokë dhe në bark.

Në pasditen e 17 Korrikut në fshatin Dom të komunës Gjegjan në rrethin e Pukës, një autobus me pasagjerë i linjës Fushë Arrëz- Durrës ra nga një lartësi prej 30-40 metra, pranë lumit Fan, ku për pasojë, humbën jetën 14 persona, ndërsa mbetën të plagosur 12 të tjerë, të cilët aktualisht ndodhen në Spitalin Ushtarak të Tiranës nën kujdesin e mjekëve të specializuar.
(e.n/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›