E Shtunë, 31 Tetor 2026

Parlamenti diskuton sot buxhetin. Ende dilemë për debatin mbi SHISH

Seanca e sotme parlamentare eshte e fundit per kete sesion kuvendor ndersa e vetmja pike e sigurte e programit eshte shqyrtimi dhe votimi nen per nen e buxhetit te gjysmes se dyte te vitit. Me here zyrtare te parlamentit kane deklaruar se ne axhenden e punimeve te sotme te parlamentit do te futen te gjitha ligjet qe jane parashikuar ne kalendarin e këtij sesioni por edhe kjo mbetet per tu pare.

Nderkohe ajo qe pritet më me interes ne kuvend eshte nese do te behet apo ajo shqyrtimi i ligjit te SHISH, per te cilin opozita ka kërkuar me teper kohe dhe konsultim me nderkombetaret ndersa tentativa per ta miratuar kete draft ne seancen e kaluar deshtoi edhe per shkak te votave kunder brenda vete mazhorances.

Dy dite me pare nje prononcim per Alsat, deputeti demokrat Fatos Hoxha deklaroi se me shume mundesi ligjit per SHISH do te shtyhet per ne shtator per shqyrtin ndersa pritet te votohet amendamenti i propozuar nga ai per kufizimin me 5 vjet te mandatit te drejtorit te SHISH.

< I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›