E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbet rrahin barbarisht nje femije ne Mitrovice

Ergin Novolani

Mitrovice 7 shkurt NOA 8211 Nje 14-vjecar nga qyteti i Vushtrrise eshte rrahur ne menyre brutale nga disa te rinj ne veri te Mitrovices. Ai eshte shtruar per trajtim mjekesor ne  Prishtine.

Ergin Novolani gjate ketij sulmi ka pesuar frakture ne kemben e majte si dhe ka perjetuar trauma. Mjeku kujdestar thote se gjendja e tij shendetesore eshte e mire porse duhet nje intervenim kirurgjik raportojne mediat kosovare.

Ngjarja ka ndodhur derisa Ergini bashke me 3 shoke te tjere nga Vushtrria jane nisur per ne Mitrovice dhe kur kane kaluar uren mbi lumin Iber jane ndjekur nga nje grup te rinjsh serbe.

Tre nga te rinjte kane arritur te iknin kurse Ergini nuk ia ka dale. Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosoves. Zedhenesi Besim Hoti citohet te kete thene se rasti ka ndodhur rreth ores 1300 te dites se shtune ne rrugen Mbreti Peter ne veri te Mitrovices. Rasti i ketij sulmi fizik shenon rastin e dyte te kesaj natyre brenda javes pasi qe nje grup prej kater personave te perkatesise etnike shqiptare ishin sulmuar diten e premte me 4 shkurt 2011.

Dy persona paten pesuar lendime trupore nga sulmi fizik i regjistruar rreth ores 1520min po ne rrugen Mbreti Peter ne veri te Mitrovices. Ergin Novolanin sot ne QKUK e ka vizituar kryetari i komunes se Mitrovices Avni Kastrati i cili eshte interesuar drejtperdrejti per shendetin e tij. Kastrati me kete rast ka fajesuar Policine e Kosoves dhe ate te EULEX-it per neglizhence ne intervenim ne kete rast. Ai tha se meqenese ngjarja ka ndodhur ne qender te Mitrovices e jo ne ndonje rruge anesore ka pasur mundesi reale per te intervenuar qofte policia e Kosoves qofte e EULEX-it per ta parandaluar kete rast te dhunes se rende.

a.k.NOA

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›