E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet gati negociatat per koalicionin e ri

Prishtine 7 shkurt NOA 8211 Qe nga dita e sotme kur pritet qe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve KQZ te certifikoje rezultatet e zgjedhjeve parlamentare qe u mbajten me 12 dhjetor te vitit te kaluar Partia Demokratike e Kosoves PDK do te nise negociatat me subjektet politike per qeverine e re te Kosoves.

Kjo parti ka hedhur poshte njoftimet e deritashme per shtim dikasteresh apo per afrim me ndonje subjekt te caktuar politik. PDK thote se do te nise sot ofertat per krijimin e koalicionit qeverises por sipas te gjitha gjasave nuk do te kete asnje ftese per Lidhjen Demokratike te Kosoves LDK dhe as Vetevendosjen.

Partia Demokratike e Kosoves PDK paraprakisht lidhi koalicion ne nivel lokal me Aleancen per Ardhmerine e Kosoves AAK ne Prizren. Por ashtu sic kane perjashtuar veten nga te qenet ne pushtet duket se edhe PDK-ja nuk do tu dergoje ftesa per bisedime LDK-se dhe Vetevendosjes.

Kete gje e konfirmoi vete zedhenesi i qeverise ne largim Memli Krasniqi. Ai hodhi poshte njoftimet per shtim te numrit te ministrive sic thuhej per te kenaqur oreksin e partnereve te koalicionit.Per PDK-ne vetem nje gje eshte e qarte-kryeminister do te mbetet Hashim Thaci. Postet te tjera sipas Krasniqit mbeten te negociueshme.

Nderkohe Aleanca per Ardhmerine e Kosoves AAK qe ka fituar 12 deputete ne mandatin e ri eshte shprehur disa here se me Thacin kryeminister nuk do te hyje ne koalicion. Burim Ramadani sekretar i pergjithshem i AAK-se thote se nese ftohen per bisedime AAK-ja do te propozoje kandidatin e saj per kryeminister dhe nese nuk bien dakord do te mbeten ne opozite.

NOA

Lidhjekoalicioni Qeveria Thaci zgjedhjet

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›