Festa, Berishës i bie të fikët gjatë fjalimit
13/12/2011 Kryeministri detyrohet të ndërpresë fjalimin në festimet për 21-vjetorin e PD-së
Kryeministria: Ishte virozë, gjendja e stabilizuar. Reagon dhe Edi Rama
Një gjendje të fikëti e ka detyruar Kryeministrin Sali Berisha ta përfundojë para kohe fjalimin e tij me rastin e 21-vjetorit të krijimit të Partisë Demokratike të organizuar dje në Pallatin e Kongreseve. Kishin kaluar më shumë se 25 minuta që kur Kryeministri mori fjalën dhe kur të gjithë prisnin fjalët përmbyllëse, Berisha për një çast ka humbur ekuilibrin në podium dhe u ka bërë shenjë truprojave që ta mbajnë. Menjëherë pas kësaj, i shoqëruar prej tyre, Kryeministri është drejtuar për në pjesën e pasme të podiumit, ku i është ofruar një kafe, ndërkohë që menjëherë është rrethuar nga ekipi i mjekëve, ku ranë në sy neurologu Mentor Petrela dhe kardiologu Nestor Thereska. Kryeministri nuk është shfaqur më si zakonisht mes të pranishmëve për të bërë gëzuar me ta. Në ikjen e tij Berisha është përcjellë me brohoritje nga të pranishmit. Konfuzionin e krijuar për disa minuta u mundua ta qetësonte nënkryetarja e PD-së Jozefina Topalli, e cila vetëm pak minuta më pas, me porosi dhe të Berishës, u shpreh se “Kryeministri kaloi një gjendje të fikëti për shkak të një viroze, por gjendja e tij tani është e përmirësuar dhe nuk ka vend për shqetësim. Gëzuar dhe një herë 21-vjetorin e pluralizmit shqiptar!” - tha Topalli. Këto fjalë do të ishin dhe mbyllja e takimit të djeshëm, ku menjëherë të pranishmit u larguan dhe festa mbyll. Duhet theksuar se dita e djeshme ka qenë mjaft e ngarkuar për Kryeministrin, i cili në orët e para të mëngjesit të djeshëm ishte kthyer nga Franca, ku ka pasur një axhendë intensive.
Kryeministria
Rreth dy orë pasi ishte mbyllur festa e PD-së, ka ardhur dhe njoftimi për shtyp i Kryeministrisë. “Sot (dje) në mbrëmje Kryeministri Berisha pati një gjendje lodhjeje në përfundim të fjalës së tij me rastin e 21-vjetorit të Partisë Demokratike. Pas një konsulte mjekësore, u konstatua një gjendje lipotimie (debulese), e lidhur me një virozë, për të cilën Kryeministri është mjekuar gjatë ditëve të fundit. Konsulta mjekësore tregoi parametra normalë dhe gjendje të stabilizuar. Kryeministri Berisha është në gjendje të mirë shëndetësore dhe para largimit nga Pallati i Kongreseve konsumoi një kafe me miq dhe të ftuar dhe më pas u kthye në apartamentin e tij. Kryeministri Berisha u shpreh mirënjohjen të gjithë anëtarëve dhe simpatizantëve të Partisë Demokratike, miqve dhe të ftuarve në përvjetorin e krijimit të PD-së për interesimin e treguar dhe uron dhe një herë: gëzuar festën!” - thuhet në njoftimin për shtyp të Kryeministrisë. Ndërkohë burime nga Spitali Ushtarak thanë për “Metropol” se përpara nisjes së tij në Francë Kryeministri Berisha ka qëndruar për disa orë nën kontrollin e mjekëve në Spitalin Ushtarak në Tiranë, ku ka kryer një kontroll të përgjithshëm mjekësor, por pa dhënë detaje të tjera. Gjithsesi, duket se ka qenë një çast dobësie i Kryeministri 67-vjeçar, i cili prej 21 vjetësh është lideri absolut i Partisë Demokratike, ndërsa prej më shumë se shtatë vjetësh kryeministër i vendit
Rama në “Twitter”
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka reaguar për gjendjen shëndetësore të kryeministrit Sali Berisha. Në rrjetin social “Twitter” Rama shpreh keqardhjen, duke shtuar se shpreson që të mos jetë asgjë serioze. “Sapo dëgjova për sëkëlldinë e Saliut në festë. Ndiej keqardhje dhe uroj sinqerisht që të mos jete asgjë serioze për shëndetin. Te shkuara!” - shkruan Rama në rrjetin social. Reagimi i kreu të PS-së ka ardhur pas ceremonisë së 21-vjetorit të PD-së.
Reagimi i Kryeministrisë
“Sot (dje) në mbrëmje Kryeministri Berisha pati një gjendje lodhjeje në përfundim të fjalës së tij me rastin e 21-vjetorit të Partisë Demokratike. Pas një konsulte mjekësore, u konstatua një gjendje lipotimie (debolese), e lidhur me një virozë, për të cilën Kryeministri është mjekuar gjatë ditëve të fundit. Konsulta mjekësore tregoi parametra normalë dhe gjendje të stabilizuar. Kryeministri Berisha është në gjendje të mirë shëndetësore.”
Mungesa e Presidentit
Në festën e organizuar nga Partia Demokratike ra në sy mungesa e Presidentit të Republikës Bamir Topi, ish-nënkryetar i PD-së. Burime nga stafi organizator thanë dje se një ftesë e tillë i është bërë Presidentit të Republikës, por me sa duket vetë Presidenti e ka parë të udhës të mos jetë pjesë e festimeve të partisë ku ai bëri karrierë. Prej kohësh mes Partisë Demokratike dhe Presidentit të Republikës është vënë re një ftohje.
Berisha para të pranishmëve
“Më 1990-n gjunjëzuam diktaturën më të egër të Evropës”
Në fjalën e tij para të pranishmëve në festimet e 21-vjetorit të PD-së Berisha iu rikthye dhe një herë ngjarjeve të dhjetorit 1990. Kryeministri tha se revolta e studentëve dhe themelimi i PD-së do të mbetet në analet e historisë shqiptare si ngjarja më madhore. “Festojmë sot krijimin e partisë së parë pluraliste në Shqipëri. Në vitin 1990 studentët e Tiranës, të udhëhequr nga tribuni Azem Hajdari, do të mblidheshin me një kurajë të pashoqe dhe do të gjunjëzonin në rrugë dhe kudo diktaturën komuniste më të egër në Evropë dhe do të themelonin Partinë Demokratike”, - tha Kryeministri. Sipas tij, Shqipëria sot feston mrekullinë e lirive të garantuara me Kushtetutë, pse një pavarësia e një vendi s’ka kurrfarë vlere pa demokracinë dhe lirinë e individit. “Por viti 1990 është edhe ditëlindja e lirive, kështu që sot ne nuk festojmë thjesht datën e themelimit të një partie, por kemi ditëlindjen e dytë, atë të lirive, ndërsa kombi ynë feston ngjarjen më të madhe në historinë e tij që nga 28 nëntori i 1992. Ne sot festojmë vitin e mrekullisë së lirive tona, të garantuara në Kushtetutë, si një vend që ka me dhjetëra parti parlamentare e jashtëparlamentare”, - tha Kryeministri.