Aksidenti

Në romanin e tij të fundit, shkrimtari i njohur shqiptar Ismail Kadare e kthen vëmendjen e tij nga kërdia e historisë së Ballkanit deri te kërdia e romancës së dështuar. Kur një taksi del nga rruga në Vjenë në rrethana të dyshimta, duke vrarë një çift shqiptarë në ulësen e prapme, një hulumtues i vetmuar tenton të zgjidhë rastin duke rindërtuar javët e tyre të fundit.
Nëpërmjet një serie të skicave dhe ngjarjeve të shkuara, duke hapur një dekadë të vendtakimeve në hotelet nëpër Europë, ai mbledh një portret të një afere të nxehtë që vjen veçmas në një mjegullinë të dyshimit të ndërsjellë, nga perspektiva e të dy të dashuruarve: Rovena, një praktikante e paqëndrueshme e arkeologjisë dhe Besfort Y., një analist stoik për Këshillin e Europës. Sikurse me romanet e Kadaresë rreth vrasjeve të vërteta, rrethanat e vdekjeve të të dashuruarve janë të mbuluara me një mjegull të trashë të paqartësisë që vetëm sa vjen duke u rritur gjatë zhvillimit të romanit.
Korrespodenca e fundit e të dashuruarve, me formalitetet e saj të mistershme dhe referencave për takimet ‘post mortem’, vetëm sa e thellojnë konfuzionin. A e ka vrarë Besforti Rovenën për shkak se ajo ka ditur tepër? A ka qenë një pakt vetëvrasjeje? A ka qenë Rovena fare në taksi? Pas një pike paqartësia e zymtë fillon të bëhet e panevojshme, pavarësisht nga përkthimi i ngjeshur i Hodgson-it dhe me fjalët si ‘tiran’ dhe ‘çlirimtar’ që endën ndërmjet të dashuruarve, romani rrezikon të jetë një alegori e rëndë. Por për pjesën më të madhe Kadare lë mbresat e së kaluarës së Ballkanit në hije për t’u përqendruar në diçka më të pakapshme dhe ndoshta më të dëmshme se historia: dashurinë.