Mineralet e mbitokes
Dy akte te artistes Lumturi Blloshmi vesh muret e galerise me fletushka promocionale dhe shet nje pikture ne kembim te nje koktejli per nder te vizitoreve. Frenezia e konsumit nje shkas per tu frikesuar estetikisht Asgje e dykuptimte ne te quajturin art konceptual te Blloshmit
Okazion Qeras Lume Blloshmi. shte fundi i historise qe tregoi mbreme artistja me performancen Okazion - likuidim total. Historia qendron te veshja e mureve te nje galerie private ne Tirane Zenit me fletushka promocionale qe e ftojne konsumatorin drejt qendrave te medha tregtare dhe markave te prodhimit.
Mendojini ato qe i gjeni te pragu i shtepise te shumefishuara edhe ne pragjet e komshinjve te dhjetera dhe qindrafishuara ne muret e galerise si pohim i fjaleperfjalshem i nje realiteti madje si zevendesim i nje realiteti me ikonat e mallrave qe hahen harxhohen riblihen. E keshtu nga a para.
Historia e performances eshte bere nga thirrjet per tundim per te tregjet e konsumit elektroshtepiakeve teknologjise se larte te produkteve per mirembajtjen e shendetit shtepise kopshtit.
Njoftimet ne sfond blu mizerijne Praktiker ulje ne gjithe mobiljet per veranda piku i vapes piku i ofertave Big Market Bli shqip 28-29 Nentor zbulo produktet dhe fito dhuratat realizo kuzhinen tende Uljet e janarit TV LCD LG 32LH2000 High Definition ishte 58.900 L. behet 49.900 L. kurseni 9000 L Blini me keste te ulta mujore nga 6 deri ne 48 muaj Frigorifer Altus KFS 240 ngrires i siperm kapaciteti ftohes 248 litra ngrirje me akull rafte plastike opsionit i nderrimit te anes se deres ngjyra e bardhe...
Kater vajza u sherbenin vizitoreve te ekspozites nga nje flete format te bardhe bosh. Udherrefimi i tyre eshte i qarte ju ndodheni brenda nje realiteti virtual nje hiper-realiteti. Kopshtet njeperdorimeshe te konsumit qe ju ofrohen jane si ky dimension pamor i unifikuar prej propagandes te riprodhimit mekanik prej informacionit shifrave imazhit te objekteve.
Ne fund te hapesires ekspozuese rri nje kanister me dengun e gazetave te perditshme shqiptare. Ato jane suporti ne kete beteje reklamash komenton kuratori i performances galeristi Krenar Zejno.
Sigurisht qe pare keshtu per mediat ne kete stad cdo gje qe thuhet eshte e nenkuptuar por ai pirg instalacioni nuk i shton dhe as e thellon konceptin e Blloshmit perkundrazi e vulgarizon.
Portretet e vizitoreve kishin shprehjen e njeriut qe ndihet ne shtepi te familjarizuar me ate qe po sheh sepse kjo qe ai sheh perdite i duket nje realitet qe ska arsye ti kundervihet madje ai e ndjen se e ka nen sherbim. Kjo nuk eshte shenje e mire per dialog ne nje ekspozite.
Ndoshta prisnin dicka nga fondi i skandaleve konceptuale dhe imazheve te Blloshmit.
Nga ekspozitat personale ne gjashte vitet e fundit kujtojme performancen Menu Kama Sutra ne Galerine Kombetare te Arteve ku me grafika dhe foto ajo ben nje ironi mbi kuptimin mishtor qe i eshte dhene seksualitetit ne modernitet kujtojme herezite politike nje seri tablosh te vogla ne mix-media ku figurat politike i satirizon holle dhe hapur koken e politikanit-historian Paskal Milo e vendos ne prehrin e Enver Hoxhes portretin e Fatos Nanon e dekoron me portretin e Xhoana Nanos te rrethuar me shishe pijesh alkoolike Edi Ramen e koncepton si Shiva kokes se Skender Gjinushit i pranve koken e Marksit etj..
Shpesh Blloshmi perdor sende ready-made. Me dhjetera bidona Coca-Cola ka ngritur nje piramide ne trotuarin perballe Galerise Kombetare te Arteve deri edhe gershetin e saj te prere e ka kryqezuar me nje brushe ne telajo. Vitin e kaluar me ekspoziten Its a Wonderful Life ajo instaloi nje bufe 12 mijeshe plot me kavanoz te mbushur me bishta cigare.
Se fundi ready-made i saj zhduk realitetin krijues zhduk doren e artistit dhe dorezon ne nje hapesire ku e vetmja gje autentike do ishte koncepti per nje dominim konsumator social dhe ekonomik. Kjo eshte prurja per kete vit e Blloshmit. Duket nje aksion i njeanshem ku idete e artistes shkojne kalimthi.
Publiku i saj mbreme ishin miq artiste te aferm dhe miqte dyshohet te mos llogariten fare si publik. Vete ekspozita i ngjan atij korrierit te fletushkave qe ka perdorur Blloshmi te cilat njoftojne familjarin Bli qe te perfitosh.
Kuratori e vleresoi propozimin e fundit artistik te Blloshmit mbi te gjitha per shqetesimin qytetar dhe intelektual qe bart. Sipas tij ky tempull ikonik rri mire ne nje galeri e stilit gotik. Ne fakt Zenit eshte nje galeri e vogel intime e ngrohte kurse koncepti i Blloshmit ngrihet mbi frenezine e konsumit.
Me kete mjedis ekspozita nuk krijon asnje lloj kundervenie nuk provokon nuk ngjall dyshim nuk leviz nuk thellon leximin. Asgje ambigue asgje e dykuptimte ne te quajturin art konceptual i Blloshmit.
Dyshimi i saj si hulumtim ne realitetin e perfshire ne rrjedhe te modernitetit po ta krahasonim me kerkimin e mineralit te cmuar nuk vjen nga thellesia e tokes.
Lajmi qe u dha ne fund te performances ishte ky Lume Blloshmi ka shitur nje tablo si kembim per koktejlin qe kishte organizuar ne nje hotel per miqte ne ekspozite.
Po te mos shkojme do ta haje kapitali tha kuratori.
Artistja pat thene dikur Punet e mia nuk jane per te shitur se jane piktura sociale shoqerore. Ata qe kane pare smarrin vesh nga Arti kurse ata qe skane...
Biografi
Blloshmi eshte nga te paktet artiste te brezit te saj qe ka guxuar dhe ia ka dale me sukses te hidhet ne artin konceptual. shte edukuar ne nje shkolle realiste dhe krahas piktures ka aplikuar instalacionin performancen body-artin fotografine videoartin.
Lumturi Blloshmi u lind me 1944 ne Tirane.
Bija e nje ushtaraku qe kishte studiuar ne Akademine Ushtarake ne Vjene nga radha e te pareve qe Enver Hoxha i denoi me vdekje pa gjyq vazhdoi te jetonte ne Tirane. Ndoqi liceun dhe Institutin e Larte te Arteve ku u diplomua me 1968. Per 11 vjet 1974-1985 iu hoq e drejta e ekspozimit ishte edhe kusherira me te cilen Vilson Blloshmi poeti i pushkatuar bashke me Genc Leken mbante leterkembim.
Vazhdonte te bente nje pikture realiste ashtu si orientimi i saj ne shkollen shqiptare. Nga punet e hershme ruan pak. Kane humbur. Krijimtaria e saj e ekspozueshme brenda dhe jashte vendit nis njezet vjet pas studimeve me 1987.
Ekspozon rregullisht edhe me me intensitet pas viteve 90 brenda dhe jashte vendit.