Aksidentohen dy makina në Mamurras, tre të plagosur, dy në gjendje të rëndë

Një aksident mes dy mjeteve ka ndodhur në aksin Mamurras – Thumanë, duke shkaktuar 3 të plagosur. Dy mjete janë përplasur mes tyre pranë “Urës së Drojës”, ku në një nga mjetet udhëtonin shtetas nga Ukraina.
Si pasojë e përplasjes dy prej të plagosurve ndodhen në gjendje të rëndë për jetën dhe janë dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë. E plagosura tjetër ndodhet jashtë rreziku për jetën.
Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
/rtsh.al/