Aksidentohet Behrami

Futbollisti kosovar Valon Behrami, ka pësuar një aksident trafiku të dielën mbrëma. Futbollisti i ri i Napolit po e voziste veturën e tij të tipit Ferrari, ngjyrë të bardhë, kur është përfshirë në një aksident trafiku në Firenze.
Për fat të mirë, përfaqësuesi zviceran, i cili ishte i shoqëruar në makinë, nuk ka pësuar lëndim, e as personat tjerë, që ishin pjesë e veturës tjetër, me të cilën u aksidentua Behrami. Menjëherë, në vend të ngjarjes kanë dalë pjesëtarët e policisë së trafikut.
Thuhet se vozitësi i veturës tjetër ka kaluar në të kuqen dhe ka bërë lëvizje të rrezikshme, duke u përplasur kështu me veturën e Behramit. Në Ferrarin e Behramit, e cila u dëmtua në krahun e djathtë, ishte i pranishëm edhe mesfushori i Fiorentinës, Andrea Lazzarri.