E Diel, 1 Nëntor 2026

21 janari Berisha Te gjendet dora vrasese Prokuroria po dekonspiron hetimin

Ne mbledhjen me deputetet demokrate kryeministri Sali Berisha deklaroi se duhet te zbardhet plotesisht ngarja e 21 janarit.Duhet te gjenden kush eshte ekzekutori i te pakten tre vrasjeve ne bulevard, deklaroi shefi i shefi i qeverise perpara deputeteve demokrate. 

• 21 janari, dëshmojnë deputetët e PS. Ndoka: Qeveria po përdor policinë
”Njëri prej tyre paska qenë rikoshetë, dakord. Po të tjerat? Nga se? Kush i vrau? Cila është dora e zezë që i ekzekutoi? Çfarë ishte? Në ç’rrethana? Këto duhet të sqarohen një për një. Është kjo pjesë e skenarit ku unë do të kaloja mbi kufoma? Hetimi duhet të jetë i plotë” tha Berisha.

Kreu i qeverise u ndal serish te prokuria e pergjithshme, ku kete here e akuzoi per nxjerrje te sekretit hetimor ne media. 

”Kemi shprehur dhe shprehim sërish besimin tonë tek institucionet e këtij vendi dhe nuk i konfodojmë ata me persona të caktuar, por nuk mund të mos theksoj se çdo ditë për të sabotuar këtë proces, shokë dhe shoqe të bulevardit botojnë në media dokumenta të dosjve sekrete. Çdo ditë fabrikojnë në mediat e tyre dhe të tjera akuza të trilluara, siç ishte ajo ndaj gardës së Republikës e cila ka qenë e gatshme në çdo kohë dhe çdo moment të bashkëpunojë me institucionin e akuzës. Para se të shohim një akuzë të tillë, militantët në rradhët e shokëve dhe të shoqeve të ngjarjes së bulevardit duhet të peshojnë mirë, të masin mirë, se ky problem nuk zgjidhet dhe nuk do të zgjidhet pa një hetim të plotë, të gjithanshëm, gjithpërfshirës dhe të pavarur” tha Berisha. 

Edhe ne kete mbledhje kryeministri akuzoi shefin e opozites si organizatorin e atij qe ai cileson grushti i shtetit ne 21 janar. Ai tha se do te zbardhet gjithcka per te gjithe ata qe sipas tij bashkepunuan per realizimin sipas tij te marrjes se pushtetit me dhune.

“Puçistët kishin vetëm një qëllim, të përmbysnin pushtetin e kësaj mazhorance dhe të mos bënin zgjedhje, por të ndanin mandate me dhunë dhe pa zgjedhje” tha Berisha.

Ne kete linje shefi i mazhorances kerkoi nga deputetet pregatitjen per zgjehdjet e tete majit, ne menyre qe t’i japim Shqiperise tha ai zgjedhje plotesisht sipas standarteve.  Azhornuar së fundi ( e hënë , 07 shkurt 2011 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›