E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greva e paraplegjkëve, Pollo: Së shpejti pr/ligj i ri në Kuvend

Paraplegjikët e tetraplegjikët ndoshta shumë shpejt do të marrin një zgjidhje të kërkesave të tyre për të cilat ndodhen në një grevë urie që nga dita e hënë. Zëvendëskryeministri Genc Pollo në sallën e Kuvendit edhe pse i konsideroi pjesërisht të arsyeshme kërkesat e tyre, tha se shumë shpejt në Kuvend do të vijë projektligji i ri për këtë çështje. 

TIRANE- Ndërsa një grup paraplegjikësh dhe tetraplegjikësh janë futur tashmë në ditën e katërt të grevës së tyre të urisë, zëvenbdëskryeministri Genc Pollo, shprehhet optimist për gjetjen e një marrëveshjeje,
Në foltoren e kuvendit Pollo, vlerësoi si pjesërisht të arsyeshme kërkesat e grevistëve duke shtuar se shumë shpejt pritet një projektvendim në mbështetje të kësaj shtrese.

Një grup paraplegjikësh dhe tetraplegjikësh nisën këtë të hënë një grevë urie në shenjë proteste të mosrealizimi të katër kërkesave të tyre.
Grevistët kërkojnë që pagesa për pajisjet hidrosanitare të bëhet 30 mijë lëkë, të marrin gjithashtu 30 litra karburant në muaj, si dhe të njihet figuracioni i personit shoqërues. Në vendin tonë numërohen 4500 paraplegjikë dhe tetraplegjikë të cilët kanë nevojë për mbështetje nga institucionet e vendit. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›