Aksidentohet djali i deputetit Gramoz Ruçi, përplaset nga një automjet
Tiranë- Djali i deputetit socialist Gramoz Ruçit, Ledio Ruçi është aksidentuar nga një automjet.
Burime nga policia e kryeqytetit bëjnë me dije se Ledio Ruçi po udhëtonte me një motor tip Piago kur është përplasur nga një autmojet tip Mitsubishi, me targë AA 958 AE, që drejtohej nga shtetasi Arben Bodlli.
Burimet zyrtare bëjnë me dije se pavarësisht përplasjes së fortë, djali i deputetit nuk ka marrë plagë të rënda. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të rrugës së Barrikadave mbrëmjën e së enjtes.
Sipas bluve, ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Arben Arif Bodlli, 44 vjeç, pasi akuzohet për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Sipas hetimit paraprak në vendngjarje mësohet se drejtuesi i mjetit nuk ka arritur të frenojë në kohë makinën për të shmangur përplasjen.