E Diel, 1 Nëntor 2026

PS: Berisha takson sëmundjet e shqiptarëve, lista borxhi dhe në farmaci

klodiana-spahiuTiranë- Në kuadër të fushatës 100 arsye për të mos votuar Berishën Partia Socialiste ka reaguar sot duek akuzuar qeverinë Berisha për mashtrimet në shëndetësi.

Në njëq dalje për mediat, deputetja Klodiana Spahiu tha se Berisha takson sëmundejt e shqiptarëve, duke theksuar se sektori i shëndetësisë pas tetë vitesh ‘gjendet në ditën e tij më të keqe dhe shqipatarët si pasojë e varfërisë kanë lista me borxhe edhe në farmaci’.

Sali Berisha premtoi se do të rriste me 60 % buxhetin për shëndetësinë; se do te vendoste praktikat më të sigurta në luftën ndaj korrupsionit; se do të hiqte TVSH-në për mallrat dhe shërbimet shëndetësore në sektorin privat.
Sali Berisha prej 1 marsit 2011 vendosi taksën 10 % për barnat dhe shërbimet shëndetësore.
Sot çdo shqiptar i duhet ti paguajë këtij shteti edhe 10 % më shumë për shëndetin, shteti i Berishës takson sëmundjen; çdo prind me fëmijë të sëmurë i duhet ti paguajë 10 % me shumë këtij shteti që nuk i siguron asnjë shërbim cilësor; çdo pensionisti i duhet të paguajë 10 % më shumë për ilaçet ka thënë në deklarëtën e saj Spahiu.

Deputetja e Partisë socialiste ka thënë se pas datës 23 Qershor PS-ja do të themelojë Sistemin Shëndetësor Kombëtar si modelin më të suksesshëm të sistemeve shëndetësore aktuale, i cili do të sigurojë shërbim shëndetësor për të gjithë sipas nevojës.

Do të jetë shteti që do ta blejë për qytetarin shërbimin shëndetësor dhe në çdo spital a qendër shëndetësore të vendit askush nuk do të paguajë. Modeli ynë do te sjellë financim të plotë të sistemit shëndetësor. Heqjen e TVSH-së mbi ilaçet e pajisjet mjekësore dhe politika transparente për çmimet e barnave ka mbyllur deklaratën e saj Deputetja Spahiu.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›