E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjirokaster aktivitete per 69-vjetorin e lirimit

Qyteti i Gjirokastrës ka festuar 69-vjetorin e Çlirimit me një rradhë aktivitetesh festive, koncerte, konferenca shkencore dhe ekspozita në pikturë.

Ajo që tërhoqi vëmendjen e publikut dhe artdashësve këtë përvjetor ishte ekspozita vetjake e piktorit kosovar Idriz Berisha. Ai paraqiti më shumë se 50 punë në pikturë ekspresioniste një pjesë e të cilave me tematikë kombëtare. Berisha profesor i mirënjohur arti në disa shkolla humbi gjatë luftës një koleksion të pasur personal prej 300 pikturash dhe arriti të sjellë përmes artit gjithë dramën e humbjes që lufta shkaktoi për njerëzit e zakonshëm dhe artin në Kosovë. Bashkia e qytetit dorëzoi disa tituj nderi në përvjetorin e 69-të të clirimit për patriotë të njohur ndërsa aktivitetet artistike u ndoqën nga autoritete të njohur, deputetë, 2 konsujt grek dhe italian në Gjirokastër dhe mijëra banorë të qytetit. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›