Aksidentohet familja kosovare
36-vjeçarja Flora Musholli është ne gjendje te rende për jetën, ndërsa bashkëshorti i saj dhe dy fëmijët e mitur mësohet se janë jashtë rrezikut. Makina tip “Benz” me te cilën ata udhëtonin doli nga rruga dhe përfundoi ne një kanal ne afërsi te fshatit Trush, përgjatë aksit Shkodër-Velipojë. Sipas policisë, shkak për aksidentin është bere shpejtësia e madhe dhe parakalimi i gabuar i shoferit.