Aksidentohet familja, vdes kryefamiljari
Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e djeshme në aksin rrugor Berat-Fier, në afërsi të fshatit Kutalli. Mjeti me targa të Durrës DR 55 48 E, në të cilën udhëtonin katër familjarët Ahmetaj, banor të qytezës së Ballshit mësohet se janë aksidentuar rëndë, ndërsa mjeti i tyre ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një mur rrethues. Katër familjarët Ahmetaj përkatësisht: Sherifi, 75 vjeç, bashkëshortja e tij, Amide, si dhe djali i tyre Dashnor, 41 vjeç dhe bashkëshortja Donika, 40 vjeçe, mësohet se rreth orës 15:30 të mesditës së djeshme udhëtonin drejt qytetit të Beratit për një vizitë te të afërmit e tyre. Ata janë aksidentuar rëndë ndërsa mjeti që drejtohej nga 41-vjeçari si rezultat i shpejtësisë ka dalë nga rruga duke u përplasur me një mur rrethues. Të aksidentuarit mbërritën në spitalin e Beratit ku morën ndihmën e parë shëndetësore, ndërkohë që kryefamiljari nuk ka mundur t‘u mbijetojë plagëve dhe ka humbur jetën një orë më vonë, ndërsa të aksidentuarit e tjerë janë dërguar për ndihmë më të specializuar në Spitalin Ushtarak në Tiranë. Drejt vendit të ngjarjes ka mbërritur më pas policia që ka nisur hetimet për të mësuar shkaqet e këtij aksidenti, ndërkohë që nga hetimet e para e para mësohet se shkak i këtij aksidenti ka qenë shpejtësia me të cilën drejtohej mjeti.
Mi.H.
Mi.H.