Mjeku Dautaj, nën akuzë për korrupsion pasiv
Mjeku urolog, Kastriot Dautaj, ka kryer korrupsion dhe pastrim parash, duke shpërdoruar detyrën. Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet për mjekun e njohur, duke i atribuuar disa akuza si korrupsion pasiv nëpërmjet përfitimeve të paligjshme nga detyra si kirurg-urolog dhe pastrim parash. Oficerët e policisë gjyqësore kanë llogaritur rrogën dhe përfitimet e Dautajt si mjek dhe të ardhurat nga aktiviteti i ligjshëm nuk justifikonin depozitat në disa banka, të cilat kapnin shumën e 640 mijë dollarëve. Paratë janë vendosur nën sekuestro paraprake deri në një vendim të formës së prerë. Ndërkohë, dy ditë më parë çështja e tij është regjistruar në Gjykatën e Tiranës dhe mban numrin 2039. Gjyqtari që do të gjykojë çështjen është Ilir Çeliku. Burime nga prokurori, deklarojnë se kanë vërtetuar se paratë e depozituara në bankë nga mjeku Dautaj janë fituar në mënyrë të paligjshme.
Hetuesit e Prokurorisë së Tiranës kanë zbuluar se urologu Kastriot Dautaj ka abuzuar me detyrën dhe u ka marrë ryshfet klientëve të tij. Nga hetimet e deritanishme, prokuroria ka zbuluar 20 raste, kur Dautaj merrte lekë kundrejt shërbimit, ndërsa po verifikohen edhe raste të tjera. Prokuroria deklaron se ka faktuar disa raste, ndërsa provat i ka depozituar në gjykatë. Sipas dosjes së prokurorisë, Dautaj u arrestua nga policia dhe Task-Force në Prokurorinë e Tiranës, më datë 8 korrik 2008, për shkak se mori ryshfet nga të afërmit e një pacienteje që kishte operuar atë ditë. Me kohë, policia kishte marrë informacione dhe denoncime për veprimtarinë e kirurgut-urolog, Kastriot Dautaj, i cili dyshohet se ka kërkuar ryshfet edhe nga pacientë të tjerë më parë. Pasi ka marrë këto informacione, policia ka organizuar shërbimet e saj, me qëllim që të realizojë kapjen në flagrancë të mjekut të dyshuar. Më 8 korrik 2008, ai ra në pranga për shkak se në zyrën e tij mori ryshfet 50 mijë lekë të reja nga babai i një vajze që ishte operuar në veshka. E gjithë skena u filmua nga policia, e cila gjithashtu kishte instaluar edhe përgjues që regjistruan zërin e protagonistëve në ngjarje. Kastriot Dautaj e hodhi poshtë akuzën pas arrestimit, duke deklaruar në gjykatë se nuk dinte asgjë për paratë që u gjetën në xhepin e bluzës. Gjykata e Faktit dhe ajo e Apelit e lanë në qeli mjekun Dautaj, por ai arriti të fitonte lirinë, për shkak se Gjykata e Lartë ndryshoi masën e sigurimit nga "arrest me burg" në "arrest shtëpie". Hetimet dhe procesi gjyqësor do të bëhen me masën shtrënguese "arrest shtëpie".