E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrau fqinjin, kërkon liri me kusht

Megjithëse nën akuzë për vrasje, një e burgosur me origjinë nga Shkodra i është drejtuar Gjykatës së Tiranës për të përfituar lirim me kusht, pasi ka përfunduar ¾ e dënimit. Violeta Molla, e dënuar për vrasjen e fqinjit Can Disha, i është drejtuar gjykatës për liri me kusht, pasi plotëson kriteret e "shërbimit të provës". Tashmë kërkesa e saj do të gjykohet në ditët në vijim. Violeta Molla është e burgosur në Burgun e Grave në Tiranë. Ajo ka përfituar një ulje dënimi prej dy vitesh. Molla akuzohet për vrasjen e fqinjit të saj, Can Disha, në fshatin Cukal të rrethit të Shkodrës, i cili u ekzekutua më 3 gusht të vitit 2002 pas thashethemeve për ekzistencën e një lidhjeje jashtëmartesore mes saj dhe viktimës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›