E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siria në Ferr, dhjetra të vrarë në sulmet e fundit

Siri- Të paktën 88 persona, mes tyre edhe shumë fëmijë, janë vrarë në provincën e trazuar Homs dhe sulmet aktivistët e opozitës i cilësojnë një masakër.

Ata thonë se shumë të plagosur janë shënuar në Houla kur forcat qeveritare bombarduan dhe sulmuan qytetin. Nëse shifrat vërtetohen atëherë do të ishte një ndër sulmet më të përgjakshme në një zonë ku armëpushimi filloi në muajin Prill.

Ndërkohë sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban ki-Moon tha se opozita po kontrollon pjesë të konsiderueshme të disa qyteteve. Në një letër drejtuar Këshillit të Sigurimit, Ban ki-Moon tha se situata paraqitet jashtëzakonisht serioze dhe i bëri thirrje shteteve që të mos mbajnë njërën anë të konfliktit.

Së paku 20 persona të tjerë u vranë në vende të tjera siriane të premtën pasi dhjetra protestues dolën në rrugë pas namazit. Në Houla, aktivistët thanë se disa prej të vdekurve ishin qëlluar nga forcat qeveritarë dhe të tjerë humbën jetën nga bombardimet apo ekzekutimet masive.

Komiteti i Koordimit Lokal (LCC) tha se të paktën 88 persona kanë vdekur mes tyre gra dhe fëmijë. Ndërkohë që aktivistët e kanë konsideruar ditë zie të premten. Këshilli Kombëtar i bëri thirrje Këshillit të Sigurimit që të veprojë urgjentisht pasi sipas tyre më shumë se 110 njerëz kanë vdekur.

Konfliktet në Siri kanë vijuar edhe pas vendosjes së 260 vëzhguesve të OKB-së në vendin që s’po gjen paqe. OKB thotë se së paku 10.000 persona janë vrarë që prej fillimit të protestave antiqeveritare në Mars 2011 kundër regjimit të presidentit Bashar al-Assad.

Dorina Bilbili/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›