Aksidentohet furgoni me fëmijë kopshti, shmanget tragjedia
Share
Pak ditë pas tragjedisë së rëndë të Elbasanit, mund të përsëritej e njëjta gjë, kësaj herë në Vlorë. Një furgon me fëmijë kopështi është aksidentuar., por për fat është shmangur tragjedia.
Policia bën të ditur se automjeti tip furgon me targa Vl 1126 C qe i perket nje prej kopshteve private te Vlorës është përplasur me një automjet tip Benz me targa AA588 DE.
Për fat, 6 prej fëmijëve janë plagosur lehtë, ndërsa një prej tyre pak më rëndë, pasi ka marrë dëmtime në hundë.
Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërkohë që policia tha se tashmë ka nisur hetimet.