Berisha pas takimit me aleatet President me konsensus te gjere
“T’i japim vendit në përputhje me kushtetutën dhe me mbështetjen më të gjerë të mundshme Presidentin që meriton dhe kjo mund të realizohet që në raundin e parë”-deklaroi kryeministri Sali Berisha menjëherë pas përfundimit të takimeve me aleatët.
Berisha tha se në këto takime spikati një vullnet shumë i qartë për të bërë përpjekjet më madhore si mazhorancë për një proces transparent, serioz dhe dinjitoz, për të bërë ëprpjekje që procesi të ketë mbështetjen më të gjerë të mundshme në parlament.
Në këtë konteks kreu i qeverisë tha se Patozi dhe Spaho do marrin të gjitha masat për t’u takuar me përfaqësuesit e Partisë Socilaiste me kryetarin e grupit të PS-së Gramoz Ruçi, në mënyrë që edhe PS të mandatojë ekipin negociaror për presidentin, ndërsa shtoi se ende nuk është folur për emra, ai tha se etapat e tjera do nisin pas së hënës.
“Ky duhet të jetë një proces besimi dhe jo ndryshe, ndaj edhe takimet do vazhdojnë, nuk është folur për emra. Të hënën sapo të përfundojmë takimet me të gjithë faktorët e tjerë do fillojnë me etapat e tjera”- vijoi më tej Berisha.
Duke e cilësuar takimin me kreun e opozitës Edi Rama si ndër më seriozët shefi i qeverisë tha se: “Me zotin Rama pa u takuar fare kemi ndërmarrë reformat më të thella në histori dhe kjo nuk është shou, por thelbi ai që ka rëndësi për mua. Ndryshimet më të thella kushtetuese , gjithë reformat zgjedhore janë bërë pa ndonjë takim me të, por me autorizim”- theksoi Berisha.
Kreu i mazhorancës u takua gjatë ditës së sotme me kreun e LSI-së, Ilir Meta, kreun republikan, Fatmir Mediu, Kryetarin e PDIU-së Shpëtim Idrizi, i shoqëruar edhe nga dy të mandatuarit e tjerë të PD-së për këtë çështje, Astrit Patozi dhe Edmond Spaho.
Meta pas takimit me Berishën
Kreu i LSI-së, Ilir Meta në prononcimin e tij për shtyp pas përfundimit të takimit me Berishën, vlerësoi si mjaft të rëndësishëm zhvillimin e një procesi konsensual dhe të gjithë pranuar.
“Kemi nënvizuar rëndësinë që zgjedhja e presidentit është një moment kulmor i një procesi që ndihmon vendin, reformat, të cilat janë të rëndësishme për integrimin. Në këtë drejtim në shprehëm gatishmërinë për një proces kushtetues, konsensual, si dhe të bëhen përpjekjet që zgjedhja e kreut të ri të shtetit të bëhet që në seancën e parë. Nuk kemi biseduar për emra konkret, por lidhur me procesin. Njëkohësisht nuk paragjykojmë se nga cila anë vijnë emrat, por kërkojmë që procesi i zgjedhjes të jetë konsensual, kushtetues dhe gjithëpërfshirës”, vlerësoi Meta, gjatë fjalës së tij.
Në këtë takim Meta u shoqërua nga dy nënkryetarët e LSI-së Petrit Vasili dhe Edmond Haxhinasto, ndërsa Kryeministri Berisha nga kreu i grupit parlamentar demokrat, Astrit Patozi dhe deputeti Edmond Spaho.
Mediu pas takimit me Berishën
Po sot kryeministri Berisha u takua edhe me kryetarin e PR-së, Fatmir Mediu, i cili tha pas takimit se është rënë dakord me shefin e qeverisë për një proces transparent dhe serioz. “Mbi të gjithë ne qëndron Kushtetuta” -deklaroi kreu republikan pas takimit me kryeministrin Berisha.
Në këtë takim Mediu u shoqërua nga Arjan Madhi dhe Aldred Deshati.
Idrizi pas takimit me Berishën
Ndërkohë kryeministri Sali Berisha u takua edhe me kreun e PDIU-së, Shpëtim Idrizi në kryesinë e Kuvendit. Pas takimit ky i fundit deklaroi se është diskutuar për zgjedhjen e një presidenti konsensual që në raundin e parë dhe që të jetë një president dinjitoz, i cili të shprehet qartë ëpr çështjen çame.
“Ishte një takim i frytshëm, u shpreh vullneti për president konsensual. Ne po shkojmë drejt marrjes së statusit dhe presidenti konsensual i vlen procesit t’i japim shqiptarëvë një president dinjitoz që të shprehet qartë dhe saktë për çështjen çame”- thya kreu i PDIU-së pas takimit me Berishën.
Idrizi tha gjithashtu se gjatë takimit nuki janë diskutuar emrat, por vetëm procesi për t’u dhënë shqiptarëve një president konsensual që në raundin e parë.