E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksidentohet furgoni me nxënës, vdes shoferi, plagosen 2 nxënës

Një furgon me nxënës është aksidentuar mesditën e sotme në Sarandë dhe për pasojë ka gjetur vdekjen shoferi ndërsa janë plagosur dy nxënës.
 

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Livadhia-Sarandë ku furgoni i cili po transportone nxënësit ka dalë nga rruga dhe është përplasur. Për pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i furgonit Kamber Veledini ndërsa janë plagosur motër e vëlla, Aurora dhe Rikardo Telo, përkatësisht 17 dhe 15 vjeç.
 

Menjëherë të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Sarandës ku po marrin edhe ndihmën mjekësore ndërsa policia e cila ka shkuar në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›