“Kulturë Gjuhe” në të gjitha universitetet

Për t’i zbutur disi këtë problem, tashmë Gjuha Shqipe si lëndë do të përfshihet edhe në kurrikulat universitare. Sipas dekanit të Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, Shezai Rrokaj, shqipen bazike nuk e njohin jo vetëm ata që vijnë nga gjimnazet, por edhe ata që kanë mbaruar universitetin.
“Futja e Gjuhës Shqipe në Universitetin e Tiranës u bë me propozim të Departamentit të Gjuhësisë . Lënda do quhet “Kulturë Gjuhe”, do jepet në vitin e parë në fakultet. Në të gjithë fakultetet do mësohet me një tekst unik që quhet teksti i Praktikumit ose Drejtshkrimi i Gjuhës Shqipe. Propozimi është bërë gati para dy vitesh nga Universiteti i Tiranës, i cili i ka dërguar MASH-it rezultatet e një konference të organizuar për këtë çështje, gati 500 faqe material. Është vërtetuar se ka një përkeqësim të gjendjes gjuhësore të zotëruar. Konstatojmë mungesë të njohurive me të cilat vijnë nxënësit në universitet.. Por nisur nga një sondazh që është bërë nga Departamenti i Gjuhësisë rezulton se edhe të gjithë ata që mbarojnë arsimin e lartë, nuk e zotërojnë shqipen standarde ashtu siç duhet…” , ka deklaruar Rrokaj për mediat. /Start/
2012-09-18 11:42