Reportazh - Fëmijë në udhëkryq

Ndërsa ata, të ashtuquajturit “fëmijët e rrugës” vazhdojnë rrugëtimin e tyre të përditshëm drejt rrugëve pa rrugë, ku dielli përvëlues nuk ngroh aspak mjerimin që ka kapluar fytyrat e tyre të mitura. Kush konsiderohet si “fëmijë i rrugës”? Termi “fëmijët e rrugës” është i debatueshëm ndërkombëtarisht, megjithatë sipas përcaktimit të “UNICEF”-it, “konsiderohen djemtë dhe vajzat nën moshën 18 vjeç për të cilët rruga është bërë një shtëpi, ku ata jetojnë pa mbrojtjen apo kujdesin e duhur”. Ndërsa sheh fëmijë të tillë të kujtohet Oliver Twisti i Dikensit, apo Luli i vocërr i Migjenit, që duket sikur e kanë ndalur kohën në vend. Në rrugë gjen shumë “lula”, që mund të ishin lule, e që në një atmosferë aspak të begatë rrisin të ardhmen e tyre. Në rrugëtimin e tyre të përditshëm përgjatë Tiranës, duket se janë mësuar me të keqën, aq sa ndonjëherë i sheh fort të gëzuar, të renë nën kurthin ironik edhe fatalist të skamjes.
Por shumë herë i sheh shpresëshuar, sikur të mallkonin ditën që kanë lindur. Rritja e numrit të këtij kontigjenti fëmijësh përbën një tjetër plagëpambyllur në tranzicionin e stërzgjatur shqiptar. Ata janë të vendosur kudo në pikat më të populluara të Tiranës që për ta është toka e premtuar e mbijetesës dhe ekzistencës. Jemi në hyrje të “Rrugës së Elbasanit”, në një zonë ku zvarriten me dhjetëra fëmijë të tillë që vijnë nga të katër anët e saj. Nga një vëzhgim i thjeshtë kuptojmë se në Tiranë ka dy grupe të dallueshme të fëmijëve të rrugës. Një pjesë fëmijësh që vjen nga periferitë e Tiranës, më së shumti nga familje të ardhura prej rretheve rurale të vendit. Këta fëmijë lëkurëbardhë kryesisht vetëm shesin për disa orë dhe rikthehen sërish në shtëpitë e tyre. Megjithëse ata duken më pak të rrezikuar, nuk është vërtet kështu. Disa prej tyre i sheh edhe në punë tepër të vështira me rrezik për moshën e tyre të mitur (punë në rrugë e lavazhe). Pjesa tjetër më e konsiderueshmja, më e margjinalizuara, vjen nga familje të komunitetit rom e egjiptian.
Të pyetur se çfarë i ka shtyrë të dalin në rrugë, disa prej tyre përgjigjen: Antonio 8 vjeç: “Nuk kena lek ke shpia…(ul kokën)”. Ndërkohë Anxhela një vajzë 10-vjeçare ndërhyn “ po nuk nejtëm me punu ke rruga, na rref mami në darkë te shpia”. Por pamja më e trishtueshme vjen nga ura e Lanës, ku qëndron ulur një fëmijë jo më tepër se 3 vjeç. Disa metra më tej qëndron nëna e tij që e vëzhgon. Besoj së kushdo që ka kaluar të paktën njëherë në urën e Lanës (drejt me “Rrugën e Elbasanit”) e njeh atë fëmijë të mitur, i cili duket sikur ka lindur në rrugë. Prindërit, më së tepërmi në rastin e fëmijëve romë dhe egjiptianë luajnë një rol shkatërrues për të ardhmen e fëmijëve. Këta prindër më një kulturë të kufizuar arsimore-edukative dhe gjendje të rrënuar ekonomike, i nxisin fëmijët, e duke u mësuar një sërë marifetesh për të fituar disa qindarka në fund të ditës. Prindërit kthehen në tutorë dhe ushtrojnë një dhunë sistematike psikologjike e fizike ndaj tyre.
Pjesa më e madhe e fëmijëve romë e kanë braktisur shkollën e të tjerë janë plotësisht analfabetë. Problemi më serioz i këtij target-grupi përsa i përket shkollimit është mosregjistrimi i tyre. Nga një grup fëmijësh romë në “Rrugën e Elbasanit” vetëm njëri prej tyre ndjek në një kohë të kufizuar shkollën. Disa thonë se e kanë braktisur, e të tjerë që kurrë nuk kanë qenë në shkollë, duke mbetur plotësisht analfabetë. “Më ka heq mami nga shkolla me punu për të larë borxhet”- thotë një 11-vjeçare. Ndërsa kur e pyesim nëse ka dëshirë t’i rikthehet shkollës, ajo buzëqesh duke thënë thjesht “po”.
Veçmas braktisjes së shkollës ata përballen edhe me një sërë problemesh të tjera. Trafikimi me destinacion Greqinë dhe Italinë ka qenë një ndër dukuritë më të rrezikshme të fillim tranzicionit Shqiptar. Ky problem duket nën kontroll vitet e fundit, pas një ndërgjegjësimi më të madh të OJF-ve të shumta dhe rolit të autoriteteve qeveritare. Megjithatë nuk ishte e largët koha kur një skandal i trafikimit të fëmijëve në drejtim të Greqisë u zbulua më zë dhe figurë në emisionin “Fiks Fare”, në “Top Channel”. Duke qenë se këta fëmijë ushtrojnë aktivitetet e tyre në rrugë janë automatikisht të ekspozuar ndaj të gjithë rreziqeve që paraqet rruga. Duke qenë të paregjistruar nuk përfitojnë nga Ligji për Kujdesin shëndetësor falas, shpeshherë nuk marrin kontrollin e duhur mjekësor vetëm pse jetojnë nën kushte higjiene jo të përshtatshme.
Fotografisë së trishtuar të kryeqytetit i shtohen policët, të cilët në rastin më të mirë tregohen indiferentë dhe në rastin më të keq, ushtrues të një dhune skandaloze policore.
Shumë strategji dhe projekte janë hedhur në letër vitet e fundit, nisma që asnjëherë nuk janë jetësuar në mënyrë që t’i nxjerrin këta fëmijë nga bataku i skamjes dhe përbuzjes shoqërore. Mes “Agjencisë Kombëtare për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve”, Policisë së Shtetit dhe Bashkisë së Tiranës është luajtur një lojë ping-pongu bajate, alla shqiptarçe. Në kronikat rutinë dëgjojmë të njëjtën melodi fjalimesh, ndarjesh përgjegjësish, projektesh në letër dhe asgjë më tepër. E gjithë kjo për të shmangur thelbin e çështjes, për të cilën mungojnë strategjitë kombëtare, ndërinstitucionale e me mekanizmat e duhura ligjore në praktikë.
Kohët e fundit është ndërmarrë një nismë e re, që të paktën në dukje duket e mirëkoordinuar. Ministri i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta në bashkëpunim me strukturat e Policisë së Shtetit dhe Shërbimit Social Shtetëror do të synojë evidentimin e fëmijëve në rrezik dhe marrjen e masave ndaj tyre. Megjithëse thuhet se ky aksion ka nisur tashmë në Tiranë, në rrugët e kryeqytetit nuk shihet ende asnjë ndryshim në horizont. Mbetet ende të presim, nëse përtej rrugës, në semaforin gri të tranzicionit shqiptar do të ndizet një dritë jeshile ndaj fëmijëve të rrugës, apo ata do të vazhdojnë të rrisin të ardhmen në udhëkryqin fatal të kohës.
/Start/ Eno Shkëmbi/ Artan Dokuzi/
2012-09-18 13:51