E Diel, 1 Nëntor 2026

Grabitet me armë një loto-sport, pranga 26-vjeçarit

Ngjarja ndodhi rreth orës 23:00 në rrugën “Irfan Tomini”, ku është grabitur lokali i basteve “Joy Lloto”, duke marrë prej andej 100 mijë lekë.

Forcat e rendit shkuan në vendngjarje ku nisën hetimet, ndërsa pak orë më vonë, arrestuar në flagrancë edhe një 26-vjeçar, banues në Selitë. Shtetasi Mariglen Cani, dyshohet se është një nga auatorët e përfshirë në grabitjen e lokalit në fjalë. Këtij shtetasi iu gjet e bllokua në cilësinë e provës materiale dhe një armë zjarri pistoletë “MAGNUM”, me mulli, si dhe 6 fishekë, të cilat i mbante pa leje.

Në ngjarje u përfshinë edhe dy persona të tjerë. Nga strukturat e Policisë së Qarkut Tiranë vazhdon puna për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes dhe kapjen e bashkautorëve të tjerë të kësaj ngjarje. Materialet i kanë kaluar për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë nën akuzën e kryerjes së veprës penale të “vjedhjes me armë e kryer në bashkëpunim”. /Start/

                                                                                             2012-09-18 11:33
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›