E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjirokastër, transportonin drogë, bllokohet maunja, në pranga 2 malazezë

Vazhdojnë operacionet anti-drogë në Gjirokastrër. Gjatë mesditës së sotme policia e Gjirokastrës është sinjalizuar për një automjet të dyshimtë, që mendohej se transportonte lëndë narkotike. Menjëherë pas kësaj blutë janë vënë në ndjekje të maunes ma targa malazaze RO AP 772, duke bërë më pas dhe ndalimin e mjetit pikërisht në zonën e “Ujit të ftohtë”. Pas kësaj efektivët kanë ndërmarrë një kontroll të hollësishëm të mjetit, ku kanë identifikuar një sasi lëndësh narkotike, pikërisht në 2 gomat rezervë të maunes. Ndërkaq policia e Gjirokastres ka ndaluar dhe dy shtetas malazezë që udhëtonin në mjet, ndërsa vazhdon kontrolli i hollësishëm i mjetit për drogë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›