Aksidentohet këngëtari George Michael
LONDER- Ylli i Pop-it britanik George Michael është plagosur lehtë në një aksident me makinë në një autostradë në veri të Londrës, ka thënë publicistja e tij.
Dyzetenëntë vjeçari, që fitoi famës si anëtar i grupit Wham! në vitet e ’80-ta, është në gjendje të mirë shëndetësore, pas aksidentit me makinën me të cilën udhëtonte në një autostradë në veri të Londrës, ka thënë Connie Filippello.
"George Michael ishte pasagjer në një automjet të përfshirë në një aksident trafiku dje në mbrëmje, dhe asnjë palë e tretë nuk ishte e përfshirë,” tha Filippello.
Ai thuhet se po trajtohet për plagë sipërfaqësore, ndërsa nuk janë dhënë komente të tjera.
(m.a/rel/BalkanWeb)