Fier PS prezanton kandidatët, Rama: Më 23 Qershor do cojmë drejtorat e PD në gjyq
TIRANË-Partia Socialiste prezantoi sot kandidatët për deputetë në qarkun e Fierit.
Në fjalën e tij, Edi Rama iu referua hapjes që iu bërë pak ditësh fushatës së kundërshtarit politik në këtë qark. Sipas Ramës, Berisha mbushi sheshin plot me njerëz të marrë rob.
“Saliu erdhi para ca ditësh dhe e mbushi sheshin me robër, ne sot erdhëm këtu dhe sheshi është mbushur me qytetarë, me të cilët më 23 qershor do të çlirojmë dhe robërit e qeverisë. Që të mos ketë më, mësues, mjekë, nëpunës shteti që merren zvarrë për qokat e pushtetit. Mos ketë rrogëtarë që tremben nga ky pushtet”.
Rama premtoi se qeveria e ardhshme e majtë do bëjë aq sa është nuk bërë për 20 vite radhazi.
Ai tha se pas 23 qershorit do ndeshkohen drejtorat e PD qe nxjerrin mer dhune punonjesit ne mitingje.
“Do më lejoni që në këtë tribunë t’u them 2 fjalë njerëzve të zakonshëm demokratë, jo atyre drejtorave që pas 23 qershorit i pret gjyqi i publikut. Gjithë drejtorët demokratë që bëjnë presion mbi nëpunësit me votë do të përfundojnë në gjyq, për të dhënë llogari për presionet e tyre. Pas 23 qershorit shteti do të jetë i qytetarëve dhe qeveria do të jetë e gjithë shqiptarëve. Unë e di fare mirë se çfarë do i thotë Fieri, Saliut më 23 qershor.
Ndër të tjera ai tha se pas 23 qershorit shqiptarët do të çlirojnë pasuritë e naftës dhe burimet natyrore nga kthetrat e uzurpatorëve.
Rama tha se e kërkon votën që të gjithë shqiptarët të mund të pasurohen, dhe për të ulur taksat për 95% të shqiptarëve dhe jo vetëm për një grusht miliarderësh. Ai tha se vetëm nën pushtetin e Saliut burimet natyrore dhe lumenjtë, nga bekim kthehen në mallkim, duke u zotuar se pas 23 qershorit do kthehen këto pasuri në bekim".
"Nuk e di se çfarë u tha Saliu fermerëve, por e di shumë mirë se fermerët më 23 qershor do të shkojnë të votojnë për të ulur koston e prodhimit, për të pasur naftë pa akcizë dhe për të pasur shërbime njëlloj si në qytet dhe për të pasur më në fund certifikatën e tokës së tyre”, deklaroi me tej Rama
Brace: Zoti ju dha gjithçka, Berisha ua mori
Erjon Brace, kandidati për deputet në këtë qark bëri thirrje që populli të votojë PS, me qëllim që të pengojë Berishën të vjedhë pasuritë e këtij qarku. Sipas Braces, 23 Qershorit do të jetë dita kur, Fieri do ndahet njëherë e mirë nga e shkuara për të shkuar drejt një së ardhmeje europiane.
“Fitorja juaj do shërbejnë për atë që është quajtur, kryeqyteti i socialistëve të Shqipërisë. Zoti i dha qarkut tuaj cdo gjë, por dhe ky qark ka një njeri që e pengon, e vjedh, e vret ky është Sali Berisha. Ju keni detin, por detin ju pengon ta përdorni Sali berisha, keni naftën, tokat por ju pengon ai ti gëzoni e punoni. Këto janë ditët, javët, muaji që vendos njëherë e mirë të na ndajë nga e shkuara dhe të na shtyjë drejt së ardhmes”.
Kandidati tjetër i radhës dhe më i vjetri në këtë qark, Gramoz Ruci prezantoi më pas, emër për emër kandidatët për deputetë në këtë qark.
Kandidatët e PS për qarkun Fier
1-Gramoz Ruçi
2-Erjon Braçe
3-Eglantina Gjermeni
4-Ilirjan Celibashi
5-Armando Subashi
6-Arben Çuko
7-Pirro Lutaj
8-Majlinda Bufi
9-Ervin Koçi
10-Anduel Xhindi
11-Bujar Çela
12-Xhevit Bushi
13-Artur Çobani
14-Adelina Rista
15-Antoneta Dhima
16-Lindita Buxheli
(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera PS prezanton kandidatët, Rama: Gjirokastra ndëshkon Saliun, në Kuvend 4 deputetë të PS Rama: I emocionuar, nesër prezantimi im si deputet i Vlorës, sfidë e madhe