Ekstradohet nga Italia një shtetas në kërkim për vjedhje me armë
TIRANË- Policia e Shtetit njoftoi sot ekstradimin nga Italia të shtetasit në kërkim Juljan Selimi, 35 vjeç, nga Fieri.
Ky shtetas ishte shpallur person në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, me nje vendim te vitit 2009, e ka dënuar atë me 14 vjet burg, për veprën penale të “Vjedhjes me armë“, kryer në bashkëpunim.
35 vjecari Selimi, ne 2006 në bashkëpunim me persona të tjerë, i kanë vjedhur nën përdorimin e armës shtetasit R.O. automjetin dhe sendet personale.
Arrestimi dhe ekstradimi i tij erdhi si rezultat i i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Romen. Në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas ky shtetas iu dorëzua përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.
(m.a/BalkanWeb)