Ambasadorit austriak Florian Raunig i akordohet "medalja e mirënjohjes"
TIRANE- Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i akordoi të premten ambasadorit austriak në Tiranë, Florian Raunig "Medaljen e Mirënjohjes".
Motivacioni i dekorimit vlerëson ambasadorin Rounig "Për angazhimin serioz dhe përkushtimin në pasurimin e marrëdhënieve të shkëlqyera të miqësisë dhe bashkëpunimit midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Austrisë, nëpërmjet kontributit të spikatur në intensifikimin e bashkëpunimit politik, ekonomik dhe institucional, në nxitjen e shkëmbimeve kulturore, arsimore dhe shkencore ndërmjet dy vendeve tona".
(m.a/BalkanWeb)