Berisha-Ramës: Të ngjason Korça me Parisin, po pse ia mbylle dyert e BE?
FIER- Partia Demokratike ka bërë sot në mbrëmje prezantimin e kandidatëve të saj për deputetë për zgjedhjet e 23 qershorit në Qarkun e Korcës.
Kreu i qeverisë Berisha edhe nga Korça nuk ka nguruar të akuzojë kryesocialistin Rama për bllokimin e statusit të vendit kandidat në BE. Duke iu referuar deklaratave të Ramës se Korça i ngjasonte me Parisin, Berisha i kërkoi atij përgjigje për mbylljen e dyerve të BE.
“Vokacioni ynë perëndimor është më i rëndësishme, ne kemi përjetuar pushtime të gjata, luftëra të tmerrshme, varfëri, epidemi por një gjë ka qenë shpëtimtare, kurrë nuk dorëzuam vokacionin perëndimor, besimin tonë tek vlerat perëndimore. Këtu lindi shkolla shqipe me germat e alfabetit, u shkruajtën traktet e mëdha të shpirtit perëndimor. Ne nuk kemi bërë gjë tjetër, por kokulur kemi mbështetur vlerat perëndimore që ju besoni, por krahu tjetër ka alternativë të vetme akuza, mohime mashtrime, bllokime, kjo është. A po shpik unë gjë? Pyesni veten si ka mundësi që ky njeri vjen i thotë Korçës je Parisi ynë, por Korça vërtet të ngjason me Parisin, unë ju them se unë kam mirqësi në Francë me familje franceze dhe korçare dhe ka ngjashmëri po ku janë ngjashmëritë, jo vetëm në velenxa, por në aspiratat perëndimore. Atëherë zotëri si ka mundësi që ti e quan Korçën Paris dhe i mbyll asaj dyert e statusit kandidat në BE. Si ka mundësi që bërë gjithçka që shqiptarët të mos marrin vizat, si ka mundësi të lozësh, të marrësh nëpër këmbë shpirtin perëndimor, vlerat perëndimore, si ka mundësi që për 3 ligjet nuk lejon të merret statusi, si ka mundësi që kur do firmosej kontrata më e madhe me BE, marrëveshja e asociim-stabilizimit, ti urdhërojë Bacin tënd të hynte në parlament me bori e bilbila vetëm për t’i thënë Europës që ky popull nuk e meriton atë. Ju më 23 qershor votoni për përfaqësuesit që do bëjnë gjithçka për integrimin”, tha Berisha.
Gjatë prezantimit të deputetëve në Korçë Berisha i kujtoi qytetarëve se, “Axhenda jonë do jetë mbështetja juaj. Filozofia jonë është e thjeshtë, jemi filozofi e qendrës së djathtë besojmë tek vlerat tuaja themelore, besojmë se janë tokësore dhe hyjnore, besojmë se mbi këto vlera ndërtohet e ardhmja që meritoni. Jemi parti e lirive dhe dinjitetit tuaj. Besojmë se ju me lirinë ekonomike mund të ndërtoni Korçën Europiane. Mbyllim një 4-vjecar me suksese të padiskutueshme, me vështirësi të pamohueshme, por rezultatet janë të prekshme e reale”, tha ai.
Duke kërkuar një mandat të ri, kreu i qeverisë premtoi se në 4 vitet që vijnë do ecet 4 herë më shpejt.
“Në 4 vitet që vijmë do bëjmë të harrohen 4 vitet që shkuan. Në 4 vitet që vijnë do ecim 4 herë më shpejt. Ne besojmë tek liritë, kemi bërë gjithçka që ju të lëvizni në kohën më të shpejtë në të gjitha anët. Ju do shkoni në Tiranë për 1 orë më shpejtë dhe pas 1 viti e gjysmë do shkurtohet edhe 30 minuta më shumë me rrugën e re Qafë Plloc-Qukës. Qëllimi ynë kryesor është që ju të keni punë e të punësoheni, të ndërtoni të ardhmen e fëmijëve tuaj. Ne kemi bërë gjithçka për lulëzimin e biznesit, përgjysmuam taksat e sigurimit, hoqëm tatimin mbi të ardhurat personale, për punonjësin me pagë deri 30 mijë lekë, tërhoqëm 4,2 miliardë investime të huaja që krijuan dhjetëra mijëra vende pune”, tha ai.
Sipas Berishës në mandatin e ri synohet që në vend të ketë rreth 6 miliardë dollarë investime të huaja. Ai shtoi se, në këto 4 vite do shkojë në 7 milionë numri i turistëve dhe vizitorëve në Shqipëri, ndërsa nuk nguroi ta quante vendin tonë një Norvegji të vogël në Ballkan.
“Ne duam besimin tuaj që të marrim 6 miliardë dollarë investime të huaja, vetëm dy projektet gjigande, HEC i Devollit dhe TAP do jenë së bashku mbi 2 mld dollarë investime. Për krijimin e vendeve të punës ne bëmë gjithçka për të mbështetur bujqësinë. Ne duam të 3-fishojmë grantet për fermerët e Korcës. 4 vitet që vijnë do kemi 7 milionë turistë dhe vizitorë. Shqipëria është një Norvegji në gadishullin e Ballkanit. Ne kemi burime të pafundme ujore, në sektorin e energjetikës pritet të hapen mijëra vende pune, nga ndërtimi i shumë HEC-eve”, tha ai më tej.
Kreu i të djathtëve, Berisha e cilësoi të padenjë gjuhën me të cilën Rama foli për kandidatët e PD.
“Ai erdhi këtu me një gjuhë të padenjë dhe etiketoi kandidatët tanë, nuk do përdor asnjë etiketë por vetëm t’ju kujtoj socialistëve të Korçës se kush janë deputetët që ju ka sjellë Rama. Lexoni dokumentet e katarsisit të Fatos Nanos dhe do ta kuptoni. Ju bëj thirrje ta shndërrojmë 23 qershorin në ditën e vlerave tona, së bashku për Korçën Europiane”, tha ai më tej.
(ma.ar/BalkanWeb) Lidhje te tjera Berisha përuron impiantin e ujërave në Korçë: Alternativa e PS, akuza, shpifje e bllokim Berisha: Fermerët dhe biznesi i huaj do përfitonin më shumë nga statusi Berisha: Meta ndërpreu marrëveshjen 2 muaj para, skenar me Ramën për të më rrëzuar