Bashkia e Tiranes nderhyrje dhe projekte per menaxhimin e ujerave te shiut
Bashkia e Tiranës ka nisur ndërhyrjet për sistemimin e kolektorëve të qytetit për largimin e ujërave të shiut, për t’i dhënë zgjidhje një problemi shqetësues ky për qytetarët.
Drejtori i Përgjithshëm i Menaxhimit të Shërbimeve, Taulant Zeneli dhe Drejtoresha e Ndërmarrjes nr.2 Luzhiana Abazi, shpjeguan masat që janë marrë dhe ato që parashikohen për t’u ndërmarrë në bashkëpunim me ndërmarrjen e Ujësjellës-Kanalizimeve mes të cilave është adresuar edhe zgjidhja që do t’i jepet përmbytjeve që shkaktoheshin edhe nga reshje të vogla shiu në Rrugën “Don Bosko”, e kthyer prej kohësh në shqetësim për qytetarët dhe përdoruesit e mjeteve.
Zeneli tha se në buxhetin e vitit 2012 janë parashikuar fondet e domosdoshme në kolektorët e rrugëve.
“Sot ndodhemi në zonën e “Don Boskos”, e cila është një zonë problematike, përsa i përket largimit të ujërave të bardha apo të shiut. Pavarësisht investimeve të bëra më parë, aktualisht problematika vazhdon. Për këtë arsye, nga ana e Bashkisë, në kuadër të përgatitjes së projekteve për buxhetin e vitit 2012, por në bashkëpunim të ngushtë edhe me Ndërmarrjen e Ujësjellës-Kanalizimeve e cila ka përgatitur një projekt, do mundësohet fillimi i punimeve për zgjidhjen e këtij problemi në këtë zonë dhe kjo do të vazhdojë më tej, me kompletimin e gjithë zonës nga ana e Bashkisë së Tiranës”, tha Zeneli.
Nga ana e saj, Luzhiana Abazi u shpreh se falë ndërhyrjeve të deritanishme është bërë e mundur sistemimi i kolektorëve në zonën e “Komunës së Parisit”, në bashkëpunim me Ujësjellës-Kanalizimet e Tiranës.
“Sa i përket Drejtorisë Nr.2 të punëtorëve të Qytetit janë marrë të gjithë masat, është bërë pastrimi i gjithë zgarave të ujërave të shiut, në të gjithë rrugët e qytetit, vazhdojmë akoma sot të bashkëpuoijmë me Ndërmarrjen e Ujësjellës-Kanalizimeve sepse realisht duhen makineritë e posaçme për këtë punë. Në këtë moment, mund të themi se është zgjidhur problemi shqetësues i rrugës “Komuna e Parisit, falë edhe ndihmës së Ujësjellës Kanalizmeve dhe po ashtu do vazhdojmë edhe në rrugën “Don Bosko”, tha Abazi.