E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ: PD, PS e LSI, garojnë në zgjedhjet e pjesshme të 1 shtatorit

TIRANË-Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e sotme regjistroi subjektet politike që do të garojnë në zgjedhjet e pjesshme për kryetar komune të datës 1 shtator, që do të zhvillohen në dy komuna, Rrethina në Qarkun e Shkodrës dhe Dardhas në Qarkun e Korçës.

Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim do të garojnë së bashku nën siglën e aleancës “ASHE”, ndërsa Partia Demokratike e vetme.

KQZ gjithashtu miratoi edhe modelin e fletës së votimit që do të përdoret në këto zgjedhje.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›