Aksidentohet ministrja Jankullovska

Ministrja e Punëve të Brendshme të Maqedonisë, Gordana Jankullovska, është aksidentuar të enjten me makinën e saj zyrtare.
Jankullovska dhe shoferi i saj kanë kaluar pa lëndime, ndërsa është dëmtuar në masë të vogël automjeti.
"Aksidenti nuk ishte i madh. Jemi të gjithë mirë", ka thënë ministrja Jankullovska.
Aksidenti ka ndodhur në orën 11 e 30 në rrugën Prvomajska, me një makinë të tipit Fiat Doblo.
Në momentin e aksidentit ministria ka qenë e ulur në sediljen e pasme të makinës. MPB-ja bëri të ditur se ministrja Jankullovksa ka vazhduar aktivitetet e saj ditore./Indeksonline/