E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD: Jemi mirë më PDK-në

Kryesia e Partisë së Drejtësisë përgënjeshtron lajmin se kjo parti, mendon që ka fuqi ta shantazhojë Partinë Demokratike të Kosovës (PDK). Sipas tyre, Partia e Drejtësisë ofron bashkëpunim të sinqertë me partitë e koalicionit dhe ka raporte të qëndrueshme dhe stabile me partitë që qeverisin vendin

Sipas, kryesisë së Partisë së Drejtësisë, kjo parti, gjithmonë ka qenë e përkushtuar dhe e vendosur për politikë të drejtë dhe shtetëfromuese që për synim ka përmirësimin e jetës së popullit përmes bashkëpunimit politik dhe asnjëherë nuk ka përdorë dhe nuk përdorë politika shantazhuese.

“Vendimet e Kryesisë së Partisë së Drejtësisë asnjëherë nuk kanë qenë vendimet që për motiv kanë pas interesat e ngushta” ka vlerësuar kryesia e PD-së.

Partia e Drejtësisë konsideron se shteti ynë duhet të ngritet mbi vlerat e respektimit të plotë të lirive dhe të drejtave të njeriut me theks të posaqëm në respektimin e të drejtës së arsimit dhe punësimit të femrave me mbulës, si shprehje individuale e identitetit fetar. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›