Përkujtohet komandant “Kapuçi”

Nesër behën 14 vite nga rënja heroike e komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Mujë Krasniqit dhe 36 dëshmorëve të tjerë që u vranë në malet e Gorozhubit të Hasit, pas kalimit të kufirit që ndan Shqipërinë dhe Kosovën.
Me rastin e katërmbëdhjetë vjetorit të rënies së Mujë Krasniqit dhe dëshmorëve të tjerë të Brigadës “113”, organizatat e dala nga lufta, kanë organizuar akademi përkujtimore në Klinë, ku do të marrin pjesë ish-bashkëluftëtarë, profesorë, familjarë të dëshmorëve, përfaqësues të disa institucioneve dhe qytetarë.
Me rastin e katërmbëdhjetë vjetorit të rënies heroike të Mujë Krasniqit dhe dëshmorëve të tjerë të Brigadës “113”, do të mbahët akademi përkujtimore në Prishtinë.
Vëllai i komandant “Kapuçit”, Avni Krasniqi, ka thënë së kjo akademi do të mbahet nën patronatin e kryeministrit të Kosovës dhe të pranishëm do të jenë, zyrtarë të institucionëve të Kosovës, ish-bashkëluftëtarë, profesorë, familjarë të dëshmorëve dhe qytetarë.
Mujë Krasniqi, siç nihej me nofkën e luftës komandant “Kapuçi”, ishte në celulat e para që filluan organizimin e luftës çlirimtare, që më vonë do merrte emrin Ushtria Çlirimtare e Kosovës, transmeton infokus.
Për nderë të heroizmit dhe sakrificës së tij dhe bashkëluftëtarëve të tij, “Brigada 113” e mori emrin “Mujë Krasniqi”.
Pas çlirimit, sheshi kryesorë i qytezës së Klinës, mori dhe mbanë me krenari emrin e Mujë Krasniqit, ku edhe është ngritur shtatorja e tij.
Po ashtu, çdo vit në ditëlindja e tij me 6 qershor, mbahet Festivali Folklorik Gjithëkombëtar “I Këndojmë Lirisë”./Indeksonline/