Aksidentohet në Sudan Xhejms Berisha, polobonte për Kosovën
PRISHTINE- Piloti shqiptar, Xhejms Berisha, i cili me aeroplanin e tij privat po lobon për njohjen e shtetit të Kosovës është aksidentuar gjatë udhëtimit të tij në Sudan. Mediat kosovare informojne se gjatë fluturimit të tij nga Port Sudan në Khartoum, 10-15 minuta pas nisjes, aeroplani i tij pësoi një dëmtim serioz.
Për shkak të motit shumë të nxehtë dhe aeroplanit të vjetër, cilindri i parë në anën e djathtë të motorit të aeroplanit është ndarë në dy pjesë dhe James për 15 minuta u detyrua ta drejtojë aeroplanin pa motor.
Në ato momente James po fluturonte mbi një shkretërirë ku ishte i pa mundur aterimi, dhe fatmirësisht ai arriti të kontaktojë një pilot në një aeroplan tjetër, i cili i dha instruksione që aterojë në një rrugë.
Sipas faqes së tij zyrtare, aeroplani besohet të jetë i dëmtuar dhe dy orë pas aksidentit, një veturë që po kalonte aty pranë njoftoi policinë sudaneze.
Ne faqen zyrtare te tij informohet se James aktualisht është në një minierë pranë vendit të aterimit, nën përkujdesjen e minatorëve, ndërsa aeroplani është në duart të policëve. Gjithashtu kërkohet që ta ndihmojnë.
(s.g/balkanweb)