Thaçi: Raporte të përhershme dhe të veçanta me SHBA
PRISHTINË- Kryeministri Hashim Thaci gjatë takimit sot me Howard Dean, ish- guvernator dhe drejtor në Bordin e Institutit Nacional Demokratik të SHBA, tha se "SHBA dhe Kosova do të gëzojnë raporte të përhershme dhe të veçanta".
Kryeministri Thaçi e falënderoi Dean për kontributin e Shteteve të Bashkuara, nga ana e demokratëve dhe republikanëve pa dallim, për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Ai e informoi Dean lidhur me progresin e Kosovës që nga shpallja e pavarësisë, bën të ditur zyra e shtypit e qeverisë.
Më tej kryeministri Thaçi u shpreh se “reformat kushtetuese dhe zgjedhore tashmë kanë filluar për të siguruar demokraci më përfaqësuese dhe më llogaridhënëse para qytetarëve. Komisionet kanë filluar tashmë punën dhe çdo ndihmë dhe asistencë e NDI është e mirëseardhur”.
Dean shprehu gatishmërinë e NDI për të ndihmuar komisionet reformuese për të forcuar sistemin politik dhe për të siguruar një përfaqësim sa më të denjë në institucionet e Kosovës për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.
(m.a/ata/BalkaWeb)