E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jahjaga sot vizitë zyrare në Itali

PRISHTINË- Me ftesë të presidentit italian, Giorgio Napolitano, presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga u nis sot për një vizitë zyrtare në Itali.

Gjatë vizitës në Itali, presidentja Jahjaga pritet të marrë pjesë në manifestimin qendror të shënimit të 150 vjetorit të Bashkimit kombëtar italian dhe në konferencën ndërkombëtare “La Citta Interetnica”, në të cilën ajo do të mbajë një fjalim.

Në këtë konferencë thuhet se do të flasë edhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Mun, presidenti i Italisë, Giorgio Napolitano, presidentja e Konfederatës së Zvicrës, Micheline Calmy-Rey dhe udhëheqës të tjerë të lartë shtetesh.
(e.m/rel/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›