Kurti: Të bashkojmë qytetarët kundër pushtetit ‘të vetëkënaqur’
PRISHTINË- Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti i ka bërë thirrje aktivistëve të partisë së tij të angazhohen më shumë për të organizuar dhe bashkuar qytetarët e pakënaqur kundër pushtetit ‘të vetëkënaqur’.
Kurti i ka bërë këto komente në mbledhjen e degëve të Vetëvendosjes në Rahovec, ku u zgjodhën kryesia e Qendrës si dhe delegatët për në Këshillin e përgjithshëm të Lëvizjes.
Kurti i cilësoi zgjedhjet e brendshme demokratike në Lëvizjen Vetëvendosje dhe si proces tejet të rëndësishëm. Ai theksoi se statuti i Vetëvendosjes nuk i kufizon aktivistët e Lëvizjes brenda kornizave të demokracisë përfaqësuese, por siç tha ai duke kthyer çdo çështje madhore nëpërmjet demokracisë së drejtpërdrejtë tek anëtarësia e gjerë nga e cila rrjedh legjitimiteti Vetëvendosja jep shembull se si funksionon demokracia.
(e.m/tg/BalkanWeb)