E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kërkoi njohjen e diplomave të Kosovës, policia serbe e ndalon

PRESHEVË- Belgzim Kamberi kryetar i Këshillit për të Drejtat e Njeriut në Luginën e Preshevës është ndaluar dje nga policia serbe duke iu nënshtruar të ashtuqajturës bisedë informative, nën akuzën e fyerjes së dinjitetit nacional, relegjioz e njerëzor të ministrit serb për Pushtet Lokal dhe njëherësh kryetar i Trupit Koordinues qeveritar për Komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Milan Markovic. Lajmi bëhet i ditur nga mediat kosovare.

Belgzim Kamberi është një nga aktivistët kosovarë që kërkon njohjen e diplomave të universitetit të Prishtinës edhe në Preshevë ku jetojnë shqiptarët.

Akuzat e policisë serbe i referohen vendosjes së pllakatit në qendër të qytetit të Preshevës, gjatë protestës së 10 dhjetorit 2010, me moton “Ndal dëbimit të trurit”, kur është paraqitur ministri Markovic, si i diplomuar me nota dhjetëshe (10) për shkeljen e të drejtave të njeriut në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, për shkak të mospranimit të diplomave nga Universiteti i Prishtinës.

Mediat kosovare deklarojnë se Belgzim Kamberi është liruar pas disa orëve, por nuk përjashtohet mundësia që ai të akuzohet.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›