E Martë, 3 Nëntor 2026

Aksidentohet në fabrikën e pllakave të mermerit, ndërron jetë punëtori 35-vjeçar në Maqellarë

Dibër, u aksidentuar gjatë punës me pllakat e mermerit, vdes në spital 35-vjeçari! Policia shoqëron pronarin dhe menaxherin e firmës

Një punëtor në fabrikën e pllakave të mermerit në Maqellarë është aksidentuar. Si pasojë, ai është dërguar menjëherë në spital, ku dhe ka humbur jetën.

Sipas njoftimit të policisë, mësohet se 35 vjeçari po punonte me pllaka mermeri në momentin kur u aksidentua dhe humbi jetën në spital si pasojë e dëmtimeve.

Janë shoqëruar në ambientet e Policisë pronari dhe menaxheri i subjektit, për veprime të mëtejshme hetimore.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›